E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëpunimi rajonal ndihmon integrimin e Ballkanit

Nga Express më 19 janar 2011 në ora 12:22

“Interes i përbashkët i të gjitha vendeve të rajonit është bashkëpunimi më i ngushtë mes shteteve tona, me qëllim për të realizuar në mënyrë më të shpejtë dhe me një dinamik më të përshpejtuar edhe aspiratat tona, anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO”, deklaroi zëvendëskryeministri i Maqedonisë, z.Abdilaqim Ademi.

Këto komente ai i bëri, në një takim me ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo, i cili qëndron në Maqedoni me rastin e promovimit të librit të tij "Të vërtetat e fshehura - Incidenti i Kanalit të Korfuzit”.

Ish- ministri i jashtëm shqiptar, Paskal Milo theksoi se, “ai do të jetë vazhdimisht i përkushtuar për një bashkëpunim efektiv në dobi jo vetëm të të gjithë shqiptarëve në rajon, por edhe midis dy vendeve tona, midis dy fqinjëve që kanë ndarë dhe ndajnë shumë interesa të përbashkëta, aq më shumë kur jemi në proces shumë të rëndësishëm integrues”.

“Kemi analizuar se cilat janë detyrat që shtrohen para nesh, për proceset e përbashkëta integruese, si do të mundemi ne që gjithnjë e më shumë të harmonizohemi në politikën tonë rajonale”, theksoi Milo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›