Van Rompuy: Ballkani në BE?!

Bashkimi Evropian, përmes deklaratës së presidentit të Këshillit të Evropës, edhe një herë ka demantuar pohimet se dyert e Evropës, pas Kroacisë do të mbyllen për pjesën tjetër të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Herman van Rompuy, gjatë vizitës në Poloni, deklaroi se ai është për përfshirjen e fuqishme të Ballkanit Perëndimor në Union, të asaj pjese, siç është shprehur ai, të mbetur të Luftës së Ftohtë.
Rompuy ka folur për qëllimet kryesore të Brukselit zyrtar – nga stabilizimi i euros, kthimi i rritjes ekonomike përmes kornizës së re të përshtatjes klimatike të planit energjetik të Unionit, deri te roli i fuqishëm global i kontinentit të vjetër në planin politik.
Duke folur për rëndësinë e projektit evropian, Van Rompuy ka konstatuar se Unioni në planin global më së shumti është angazhuar në ndërtimin e konsensusit ndërmjet partnerëve të barabartë. Rezultatet e kësaj përpjekjeje po shihen çdo ditë.
Vatrat e dikurshme të konflikteve të përgjakshme tani janë zëvendësuar me dhoma negocimesh brenda institucioneve evropiane, kurse fuqia tërheqëse e BE-së ka shpejtuar shembjen e regjimeve komuniste dhe e ka përfunduar Luftën e Ftohtë.
“Bëhet fjalë për fitoren”, është i bindur Van Rompuy, i cili thekon se Evropa është garancia më e mirë për paqe. “Për këtë arsye angazhohem fuqishëm për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, pjesës së fundit të mbetur të Luftës së Ftohtë dhe vendit të fundit ku shpërtheu lufta. Evropa duhet të jetë atdheu i paqes, këtë ia kemi borxh historisë sonë”, ka përfunduar Rompuy.