E Diel, 1 Nëntor 2026

Uragani Sandy gjendje emergjente ne Nju Jork dhe Uashington

Stuhia e përsosur, ashtu si është cilësuar, kërcënon Shtetet e Bashkuara ët Amerikës. Uragani Sendi pasi ka përfshirë Karaibet, është larguar nga Bahamas dhe kërcënon të godasë bregun veri lindor. Është quajtur dhe Frankenstuhia për shkak të forcës së saj, të prodhuar nga gërshetimi i dy rrymave, asaj tropikale dhe arktike. Kaq është dashur që në fushatën elektorale amerikane argumenti i ndryshimeve klimaterike të zërë një vend kryesor, dhe e ka detyruar republikanin Romni që të anulojë një miting në Virxhinia. Në Uashington janë parashikuar shira të fortë, ndërsa në Nju Jork është vënë gjendja e alarmit. “Kur kjo stuhi të arrijë bregun, ka shumë mundësi që të godasë Nju Jorkun duke provokuar përmbytje, erëra dhe shira të fortë për ditë të tëra ka shpjeguar kryebashkiaku Blumberg. Ka shumë rrezik që një pjesë e qytetit të përmbytet dhe që erërat e forta të na detyrojnë të mbyllim disa prej urave. Uragani Sendi mund të jetë më i dhunshëm se Irene që në vitin 2011 shkaktoi 47 viktima. Sendi ka shkaktuar 41 viktima në Karaibi, 1 në Xhamajkë, 11 në Kubë dhe 2 në republikën Domenikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›