"I sherbeva 'Bandes se Lushnjes' ne kembim te jetes"
Deshmitari Zyber Meco, sqaronte se ne vitin 1997, teksa ishte duke shkuar tek banesa e vellait te tij, nje fugon i bardhi i blinduar e kishte ndaluar. "Doli nje gjysme trupi me nje kallash ne dore dhe me tha te hipja. E dija qe ishte grupi i Aldo Bares, dhe nuk bera llafe sepse po te kundershtoja ata me vrisnin. Me shpune ne Komisariatin nr.2 ku edhe kam gjetur vellane tim. Aty ishte edhe Ilir Bano. Me kerkuan autobotin qe furnizonte me uje. Sapo ma bene kerkesen, direkt ia dhashe. Pas disa ditesh me kerkuan qe te ndryshoja shoferin, dhe e bera menjehere. Pas disa ditesh isha tek bashkia e qytetit per nje tender. Me doli para Tan Sula, i cili me ftoi per kafe. Sapo kemi hipur ne makinen e tij, na kane qelluar me automatik, une mbeta i plagosur. Personi qe me qelloi ishte Dritan Vila", shpjegoi deshmitari ne deklarimet e tij. Me tej ai tregoi se i ishte kerkuar nga "Banda e Lushnjes", qe te mos merrte pjese ne tenderin e pastrimit te qytetit, veprim i cili ishte kryer edhe nga ana e tij.