Bojkoti? PS nuk dorezon emrat per anetar te KQZ
08/02/2011 KQZ: Opozita nuk e respekton afatin për ngritjen e KZAZ-ve
Osmanaj: Të vihet në dijeni Kuvendi mbi situatën në KQZ
PD e vetmja forcë politike që ka respektuar të gjitha afatet ligjore
Ka përfunduar afati ligjor për ngritjen e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve dhe dërgimin e emrave të partive politike të përfaqësuesve të tyre në këto komisione. Opozita vazhdon bojkotin e saj në bashkëpunimin institucional me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pavarësisht thirrjes publike të bërë pak ditë më parë edhe nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Volfart, i cili u bëri thirrje subjekteve politike që të mos zvarritin më tej procesin e dorëzimit të dokumentacionit përkatës pranë KQZ-së, opozita nuk ka dorëzuar listën e plotë të kandidatëve të saj që do të konkurrojnë për zgjedhjet e ardhshme vendore të 8 majit, si dhe nuk ka bërë propozimet e saj për anëtarët e KZAZ-ve, duke shkelur kështu dhe Kodin Zgjedhor, në të cilin parashikohej që afati i dorëzimit të propozimeve për anëtarë të KZAZ-ve si dhe të listës së kandidatëve parashikohej që të dorëzohej në mbledhjen e djeshme të KQZ-së.
Mbledhja e djeshme e KQZ-së
Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që ka respektuar të gjitha afatet ligjore, ndërkohë pritet që edhe LSI-ja shumë shpejt të plotësojë detyrimet. Në mbledhjen e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mungesë të anëtarëve të opozitës, miratoi me katër vota “pro” projektvendimin “Për ngritjen e KZAZ-ve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 8 maj 2011”. “Partia Demokratike ka sjellë të gjitha propozimet e saj për anëtarët e sekretarët e të gjitha KZAZ-ve me dokumentacion të rregullt. LSI-ja për 21 nga këto propozime i ka materialet e rregullta. Pra, vetëm PD-ja aktualisht ka plotësuar domentacionin e nevojshëm dhe të plotë për të gjitha KZAZ-të, që do të thotë se ajo i ka plotësuar të gjitha kushtet ligjore qoftë për dokumentacionin, qoftë për respektimin gjininor në këto lista”, - u shpreh kreu i KQZ-së Arben Ristani, i cili sqaroi se janë paraqitur nga PD-ja 66 emra dhe nga LSI vetëm 21.
Hysen Osmanaj: Të vihet në dijeni Kuvendi për situatën
Jashtë rendit të ditës, në mbledhjen e djeshme të institucionit më të lartë zgjedhor në vend, duke iu referuar mungesës së shumë përsëritur të kolegëve socialistë, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Hysen Osmanaj i kërkoi kryetarit Ristani që të vërë në dijeni Kuvendin e Shqipërisë mbi situatën e krijuar nga bojkotimi i vazhdueshëm i tre anëtarëve të propozuar nga Partia Socialiste. “Zoti kryetar, një mbledhje më përpara na njoftuat se i keni bërë një shkresë zyrtare që kolegët të përgjigjen me arsye se pse mungojnë. Me sa kam ndjekur dhe medien, ekziston vetëm një përgjigje publike nga ana e tyre. Kështu që ata do shikojnë sa të qetësohen problemet politike pastaj do të vijnë, të paktën kështu ishte kuptimi. Unë jam i mendimit, ashtu siç e keni thënë më parë edhe ju vetë, mbështetur në Kodin Zgjedhor dhe në të gjitha gjërat, është shkelur ligji dhe të gjitha normat nga ana e tyre. Kështu që mendoj se ne si Komision Qendror i Zgjedhjeve duhet ti bëjmë një informacion Kuvendit për situatën që është krijuar në këtë institucion”, - u shpreh Osmanaj në mbledhjen e djeshme të KQZ-së.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i shqetësuar për situatën në Shqipëri
Rasmusen: Aktet e dhunës më 21 janar të papranueshme
Duke dënuar dhunën në demonstratën e 21 janarit në kryeqytetin shqiptar, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders fog Rasmusen, ka shprehur shqetësim për situatën politike në Shqipëri. Rasmusen në konferencën për shtyp të zhvilluar mesditën e djeshme në Brukseli, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve të pranishëm mbi situatën më të fundit politike në Shqipëri, u shpreh se “ndjej keqardhje për atë që ndodhi në Shqipëri dhe për humbjen e jetëve njerëzore, sikurse dënoj ashpër aktet e dhunshme”. Shefi i Aleancës së Atlantikut të Veriut ka përfituar nga rasti për të lëshuar një thirrje për të gjetur gjuhën e dialogut mes palëve politike shqiptare. “U bëj apel të gjitha palëve të përfshira në këtë krizë që të bashkëpunojnë me qëllim gjetjen e një zgjidhje politike”, - deklaroi Rasmusen. Ndërsa pyetjes së një gazetari shqiptar se çfarë do të ndodhte në vendin e tij, në Danimarkë, nëse do të vriteshin katër demonstrues në një protestë si ajo e 21 janarit dhe nëse autoritetet do të refuzonin të bashkëpunonin për të dënuar përgjegjësit, Rasmusen, i cili më parë ka qenë kryeministër i shtetit nordik, theksoi se një gjë e tillë është e pamundur që të ndodhë në vendin e tij. “Në Danimarkë nuk do të ndodhte një gjë e tillë, sepse populli danez është pak më i qetë se popujt që ndodhen më në jug”, - përfundoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.