Berisha kerkon zbardhjen e 21 janarit
08/02/2011 Kryeministri Berisha lëshon akuza të rënda për Ramën
Kryeprokurorja po pengon hetimin e 21 janarit
Kryeministri Berisha akuzoi për të disatën herë kryeprokuroren Ina Rama dhe mbështetësit e saj se pengon hetimin dhe zbardhjen e ngjarjeve të 21 janarit. Duke deklaruar se ata kishin vendosur mbi këtë puç ëndrrën e tyre për një mandat të dytë, Berisha garantoi për një hetim të gjithanshëm e të plotë dhe paralajmëroi se pengesat ndaj hetimit nuk do të tolerohen. Gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar të PD-së kreu i kësaj partie foli edhe për angazhimin në zgjedhjet e ardhshme si dhe rezultatet e deritanishme të vendit tonë në sektorin e ekonomisë.
Bashkëpunimi
Qeveria, sipas kreut të saj, ka vendosur bashkëpunim të plotë me institucionin e Prokurorisë së këtij vendi menjëherë pas ardhjes së prokurorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Berisha shprehu besimin e kabinetit që kryeson në institucionin e Prokurorisë, besim të cilin nuk e konfondon me disa persona të caktuar, duke nënkuptuar kryeprokuroren Rama. Ai e akuzoi atë edhe për dekonspirim të informacionit. “Dua tju informoj se shokët dhe shoqet e ngjarjes së bulevardit po bëjnë gjithçka për të penguar një proces që është jetik dhe vendimtar për këtë vend: hetimin e pavarur, të besueshëm, gjithëpërfshirës të asaj që ata e quajtën me emrin e koduar ngjarje në bulevard, por që për ne ishte qartësisht një grusht shtetit në të gjithë elementet e tij. Natyrisht, qeveria është dhe mbetet për një hetim të pavarur, të besueshëm, gjithëpërfshirës, ashtu siç është e domosdoshme dhe që është interesi i çdo qytetari shqiptar”, - tha Berisha në fjalën e tij. Nga njëra anë ai vuri në dukje besimin ndaj institucionit të akuzës, por nga ana tjetër denoncoi atë që ai e quajti përpjekje për të sabotuar procesin e hetimin nga “shokët dhe shoqet e bulevardit” kur botojnë në media dokumente të dosjeve sekrete të hetimit.
Fabrikimi
Publikimi në disa medie i lajmit sipas të cilit Garda e Republikës i ka fshehur Prokurorisë së Përgjithshme serverët e tij është cilësuar nga kreu i mazhorancës si një lajm i fabrikuar, për të cilën ai e ka vënë gishtin si te kreu i opozitës Edi Rama, ashtu dhe te shefja e organit të akuzës Ina Rama. “Ata çdo ditë fabrikojnë në mediet e tyre dhe të tjera akuza të trilluara, siç ishte ajo se Garda e Republikës po i fsheh serverin, ndërkohë që ajo ka qenë e gatshme në çdo kohë të bashkëpunojë me institucionin e akuzës. Garda e Republikës ka gjithçka transparente dhe nuk ka fshehur asgjë. Para se të lëshojnë një akuzë të tillë, militantët në radhët e shokëve dhe shoqeve të ngjarjes së bulevardit duhet të peshojnë e të matin mirë se, absolutisht ky problem nuk do të zgjidhet pa një hetim të plotë”, - deklaroi kryetari i PD-së, Berisha.
Hetimi i vrasjeve
“Qeveria është thellësisht e interesuar për rrethanat në të cilat humbën jetën 4 qytetarë”, - kështu deklaroi kryeministri Berisha dje, duke kërkuar zbardhjen e atyre vrasjeve dhe garantuar familjarët se qeveria do të bëjë gjithçka për të vërtetën. “Një prej tyre paska qenë si pasojë e një rikoshetë, siç po i botojnë vetë këta në medie. Po të tjerët kush i vrau? Cila është dora e zezë që i ekzekutoi? Këto duhet të sqarohen një për një. Duhet të keni besim të plotë. Mirë njëri, siç e botojnë vetë, qenka plumb rikoshetë, po tjetri? A është kjo pjesë e skenarit që unë do të kaloja mbi kufoma? Nuk them, por hetimi duhet të jetë i plotë dhe për çdo gjë”, - tha Berisha.
Përgatitjet për 8 majin, Berisha porosit
Zgjedhjeve, grupet e punës të nisin menjëherë funksionimin
Kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht kryeministër i vendit, Berisha urdhëroi nisjen menjëherë nga puna të grupeve të punës për përgatitjen e infrastrukturës së duhur zgjedhore me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira si dhe fitoren e PD-së në procesin e 8 majit. “Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar diskutuam gjerësisht për fushatën elektorale. Edhe një herë, zotërinj deputetë, ftesa ime është që të angazhoheni totalisht, në mënyrë që ti japim Shqipërisë zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të cilat ka nevojë demokracia shqiptare dhe çdo demokraci e një vendi të lirë. Ju lutem dhe një herë të fillohet menjëherë nga puna. Grupet e punës të nisin menjëherë funksionimin e tyre”, - theksoi Berisha. Duke vendosur krahasimin mes mënyrave të opozitës dhe mazhorancës qeverisëse për të marrë pushtetin, kreu i qeverisë shqiptare tha se qytetarët dhe mazhoranca që ai kryeson besojnë në votën e lirë të shqiptarëve, ndryshe nga kundërshtarët e tyre politikë, që besojnë te dhuna. “Puçistët kishin vetëm një qëllim: të përmbysnin pushtetin e kësaj mazhorance dhe të mos bënin zgjedhje, por të ndanin mandatet me dhunë dhe pa zgjedhje. Ne jemi burrat dhe gratë, qytetarët dhe qytetaret që besojnë në votën e lirë. Aty qëndron e tërë forca jonë. Sepse ne besojmë në një vlerë universale, e cila i ka bërë shoqëritë të lira, të denja, të prosperta dhe ne do ti përmbahemi asaj”, - vijoi kryeministri. Berisha u ndal edhe në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, çka bën të mundur, sipas tij, jo vetëm rritjen e rrogave dhe pensioneve, por dhe fillimin e menjëhershëm të projekteve të mëdha infrastrukturore. “Dua tju informoj se këtë janar doganat shqiptare realizuar 12 për qind më shumë të ardhura se janarin e vitit të kaluar. Tatimet e Shqipërisë realizuan 6 për qind më shumë se janarin e vitit të kaluar. Eksportet shqiptare kaluan rritje të papërmbajtur. Ato krahasuar me janarin e vitit të kaluar janë 64 për qind më shumë. Në total eksportet e këtij vendi janarin e kaluar ishin 9,4 miliardë lekë, ndërsa këtë janar janë 14,6 miliardë lekë. Specifika e strukturës së eksporteve është më pozitivja në tërë sistemin e shtetit shqiptar. Kjo pasi eksportet Made in Albania tejkalojnë për herë të parë qartësisht eksportet të bazuara në mallra të importuara, siç quhen rëndom rieksportet”, - tha shefi i ekzekutivit. Me këtë trend jashtëzakonisht pozitiv për qeverinë shqiptare mundësohet edhe fillimi i menjëhershëm i projekteve të mëdha infrastrukturore, ku Berisha veçoi autostradën Tiranë–Elbasan. Ai tha se brenda një harku të shkurtër kohor do të shpallet fituesi, kompania që do ta ndërtojë atë, me kushtin e prerë që të përfundojë brenda 18 muajve. Për sa i takon rritjes së rrogave dhe pensioneve në Shqipëri, kryeministri tha se trendi aktual garanton rritjen konsistente më të madhe se të çdo vendi tjetër në Evropë të rrogave të arsimtarëve, mjekëve, punonjësve të administratës, ushtarakëve, policisë dhe të gjithë sektorëve; garanton rritjen e premtuar të pensioneve; garanton rritje të të ardhurave personale të 800 mijë familjeve shqiptare.