E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkëudhëtimi me FDE-në që sjellja jonë të mund të mbrojë e ndryshojë mjedisin



Marrja e veprimeve pozitive për t’u kujdesur për mjedisin, sot më tepër se kurrë përbën mençurinë, që duhet të dallojë një vend. Me droje e themi, por degradimi i mjedisit, hallkat e të cilit sa vjen e po këputen, mund të ndikojë tek ç’dokush në jetën e vet. Është e lehtë të fshihesh poshtë ombrellës së dikujt dhe të shpresosh për më të mirën. Gjithashtu është e lehtë t’ia drejtosh gishtin dikujt tjetër dhe ta lësh turpin aty, por askush prej nesh nuk mund t’i injorojë problemet më gjatë. Megjithatë, situata nuk është pa shpresa, por vetëm se ka nevojë urgjente për t`u përmirsuar.

Të gjithë ne duhet të bëjmë ndryshime të vërteta dhe të mësojmë se si të sillemi me takt ndaj tokës. Ka shumë gjëra, që ne mund t’i bëjmë në shtëpi, në zyrë, në shkollë dhe në komunitet. Nëse të gjithë ne bëjmë nga pak, dhe nëse ne fillojmë tani , më vonë ne mund të jemi të sigurtë për një të ardhme më të mirë. Nëse duam, që vendi ynë të ketë një mjedis të shëndetshëm, atëherë kemi një sfidë të madhe para atyre që mendojnë, se shkretërëzimi i tokës, erozioni deri në degradim të saj, rrëshqitjet, subsidenca, shpyllëzimet, shfrytëzimi barbar i inerteve dhe ujrave nëntokësor apo diçka tjetër shqetësuese për mjedisin të mund të konsiderohet si çështje dytësore. Shteti dhe Qeveria nuk mund të arrijnë gjithçka vetëm. Ambientalistët janë një prej shumë faktorëve, që mund të ndryshojnë mjedisin, ndërkohë që biznesi dhe tregtia kanë një ndikim direkt mbi të.
Ja pse une së bashku me shumë miq të tjerë kemi vendosur të bëjmë këtë bashkvudhetim me Forumin për Demokraci dhe Etike, pikërisht në momentin kur së bashku kemi nevojë të kuptojmë mesazhin, se si sjellja jonë mund të mbroje dhe ndryshojë mjedisin. Ja pse përballja e sfidave mjedisore përkrah Forumit për Demokraci dhe Etik është në kontekstin e filozofisë së secilit prej nesh, se mjedisi është një partneritet rreth një mesazhi të qartë, është ajo ç'ka ne i bëjmë vetvetes dhe fëmijëve tanë.

Ndaj në kete bashkëudhetim me FDE-në do të donim të zgjonim tek qytetarët shqiptarë qelizat ambientale, që në vend qe të rrinë zgjuar, ato flenë. Ndaj në bashkëpunim me FDE-në do të donim të shtynim tek ata qytetarë sensin e ecjes në vend që të rrinë, sensin e vrapimit në vend se të ecin dhe sensin e fluturimit në vend qe të vrapojnë. Njëherësh përfitojmë nga rasti të përshëndesim së bashku ata ambjentalistë, që po krijojnë dhe zhvillojnë shkencën e mjedisit shqiptar, duke e ngjizur këtë vend me atë që nuk e njeh, duke i mësuar të pamësuarve atë çfarë mund të ndodh, duke i dhënë vendim marrësve arsye se si mund ta rregullojnë atë që ndodh, por mbi të gjitha, duke i ofruar gjithë secilit, atë që duhet të jetë e dhimbshme për të gjithë, mbrojtjen e mijra jetë drurëve apo qenieve të gjalla, duke iu ofruar gjithë secilit edhe atë që është më e shtrenjtë për të gjithë, mbrotjen e mijra, mijra jetë njerëzish.

Prof. asc. Sazan GURI
Drejtor i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit në FDE

31 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›