FDE, një sfidë për lirinë
Më së pari unë dëshiroj ta përgëzoj nga zemra FDE- Forumin për Demokraci dhe Etikë. Përpjekjet për ngritjen dhe fuqizimin e këtij Forumi janë esenciale për zhvillimet në Shqipëri. Gjatë vizitave të mia të shumta në Shqipëri unë kam mësuar se shqiptarët janë njerëz të ngrohtë, mikpritës dhe zemërmirë. Ju si vend, sapo keni dalë nga një shtet mizor autoritar, dhe jeni ndërkohë në tranzicion përkah demokracia dhe liria. Kushtetuta juaj është një dokument i shkëlqyer, që garanton të drejta themelore dhe vendos bazat për demokracinë dhe lirinë. Por aty në vendin tuaj ka shumë nga ata të cilët bëjnë gjithcka për ta grabitur Shqipërinë, nga përfitimet e shumta që sjell liria ekonomike dhe prosperiteti. Ndaj edhe qëllimet dhe objektivat e FDE-së tregojnë maturinë dhe kurajon e djemve dhe vajzave që e kanë themeluar, për të mbështetur, inkurajuar dhe përforcuar zhivillime pozitive në Shqipëri.
Dikur është thënë se kur burrat dhe gratë, njerëzit e mirë nuk bëjnë asgjë, atëherë e keqja fiton. Kur njerëzit dekurajohen dhe humbasin shpresën për shkak të veprave të liga të të tjerëve, të gjithë dalin të humbur. Unë e kam parë dhe ndjekur me shumë vëmendje punën e FDE-së dhe themeluesve të saj ndër vite e mendoj se këta djem dhe vajza janë njerëz me kurajo dhe forcë të admirueshme. Sidoqoftë, gjatë gjithë këtyre viteve unë kam parë punën e shumë njerëzve të mirë në Shqipëri, që të kompromentohet nga disa të cilët e vendosin përfitimin personal përmbi interesat e vendit të tyre, po nga ata lloj njerezish që keqpërdorin pushtetin dhe paratë për të siguruar avantazh të padrejtë mbi qytetarët e ndershëm. Por LIRIA mund të ekzistojë vetëm nëse njerez të lirë pranojnë përgjegjësitë e lirisë.
Dy shqipëtarë të mëdhenj dhe të mencur më kanë mësuar mua parime të cilat janë të përjetshme. I pari ka qenë Pjetër Arbnori, jemi takuar me Arbnorin për herë të parë në vitin 1992 dhe diskutuam për atë që njihet si Rregulli i Artë, i pranuar dhe përcjellë nga të gjitha fetë dhe kulturat, Rregull ky që na thërret të gjithëve që ti trajtojmë të tjerët në atë mënyrë sikurse duam të trajtohemi vetë. Qëndrimi i Arbnorit ishte se:”Rregulli i Artë është universal, dhe mund të aplikohet në marrdhëniet midis personave, në marrdhëniet midis qeverisë dhe personave, e madje edhe në marrdhëniet mes qeverive.” E quaj një privilegj që kam pasur fatin të takoj dhe njihem me z.Arbnori, dhe të shoh nga afër mencurinë dhe kurajon e tij. Një vit më vonë unë kam pasur rastin dhe nderin e madh të takoj At Zef Pllumbin. Kur u takova me këtë njeri të madh e pyeta: “C’mund të bëhet mes së mirës dhe të keqes”?,ai mu përgjigj me një këshillë shumë të thjeshtë : “ Munde të keqen, me të mirë.”
FDE-ja është shëmbëlltyra e këtyre parimeve ndaj edhe jam i kënaqur që jam një mbështetës i qëllimeve, vizionit dhe përpjekjeve të FDE-së. Në fakt FDE ka mbështetjen time më të plotë.
Roger D. Sherrard
Konsitucionalist Amerikan
31 Tetor 2008