E Diel, 1 Nëntor 2026

FDE, vizion dhe shërbim i pacmueshëm për Shqipërinë dhe Rajonin.



Ndihem shume i kenaqur qe të përgëzoj të gjithë djemtë dhe vajzat, Arian Galdinin dhe bashkepunetorët e tij Klodian Gradecin, Nebi Bardhoshin, Spiro Curan, Alfred Cakon, Sazan Gurin, Albana Canollarin, Bekim Iseinin, Dashamir Bërxullin, etj, për krijimin dhe fuqizimin e FDE- Forumit për Demokraci dhe Etikë dhe takimit të përmuajshëm dhe joformal Leadership Forum, që FDE organizon tashmë prej gati 5 vitesh.
Ka një gjë të cilën të gjitha demokracitë të reja apo të vjetra, e kanë të përbashkët: demokracitë janë reflektim i qytetarëve të tyre. Demokracitë lulëzojnë kur QYTETARIA ngre nivelin e debatit politik dhe kërkon fort ekselencë, përgjegjshmëri dhe llogaridhënie nga zyrtarët e zgjedhur. Kësisoj kur QYTETARIA dështon, edhe Demokracia dështon.
Krijimi dhe fuqizimi i FDE jep një shpresë të jashtëzakonshme për të ardhmen e Shqipërisë, ngase aty janë e përfaqësohen disa nga liderat e rinj më të mirë, më të mencur, më me integritet e personalitet, e më të zotë në Shqipëri, të cilët janë bërë bashkë përtej rreshtimeve dhe ngjyrave partiake apo ideologjike, jo për të avancuar e zhvilluar ndonjë axhendë personale apo organizative, por për të punuar e ndërtuar për interesat më të mira të Kombit Shqipëtar. Unë besoj dhe do të vazhdoj të besoj se FDE do të shndërrohet në një burim të mrekullueshëm për QYTETARINE shqipëtare për vitet në vijim.
Sikurse ju e dini shume mirë, cdo shoqëri demokratike përballet me inercinë institucionale.
Inercia Institucionale që duhet të ballafaqojnë shoqëri Post-Komuniste si Shqipëria është dykahëshe, pra është njëkohësisht Pengesë, por ama është edhe një Mundësi. Pengesa qëndron në faktin se bëhet i vështirë tejkalimi i strukturave pushtetore post-komuniste të cilat përpiqen e synojnë me ngulm të akomodohen në realitetin e ri Shqipëtar. Gjithashtu Mundësia qëndron në faktin se ju keni mundësi të ndërtoni një demokraci të re duke mësuar nga gabimet dhe sukseset e demokracive të vjetra.
FDE në këto gati 5 vite ka përfaqësuar dhe unë shpresoj do të vazhdojë të përfaqësojë për Qytetarinë Shqipëtare dhe për Qeverisjet, dy vlera bazë: debatin qytetar dhe lidership shërbyes.
Debati qyetar fillon me një besim që e gjejmë në aksiomën e famshme të John Milton kur thotë se kurdoherë që E vërteta dhe E Rremja janë të lejuara të rriten së bashku,”cili e njohu ndonjëherë të vërtetën të katandisur si mos më keq”. Senatori i kohëve të fundit Daniel Patrick Moynihan e ka përditësuar këtë koncept kur ai tha se : “gjithësecili ka të drejtën për opinionet e tija, por jo për faktet e tija”.
Asnjë demokraci nuk mund të mbijetojë kur bie pre e shpirtrave mashtrues, porse duhet ngritur një debat i ndershëm që nxjerr fitues dhe humbës jo bazuar në përbaltje, forcë e rrena, por në arsyetim dhe kuptueshmëri të përbashkët. Ndërsa të gjithë njerëzit janë krijuar të gjithë të barabartë, idetë nuk janë krijuar të tilla.
Vlera e dytë bazë, lidership shërbyes, është themeli i gjithë të tjerave. Kur përftiojnë e mbeten të pakontrolluar nga një elektorat i paditur, paedukuar dhe painformuar, politikanët në cdo shoqëri demokratike tundohen të përfaqësojnë vecse vetveten dhe interesa te caktuara. Parimi i Lidershipit shërbyes sikurse është i shëmbëlltyer te Nënë Tereza e Shqipëtarëve, ndihmon një shoqëri të formojë dhe zhvillojë SHTETARE, të cilët kujdesen dhe punojnë për brezat e ardhshëm, e jo Politikanë të mekur, të cilët janë kryesisht të shqetësuar për zgjedhjet e ardhëshme.
Pergëzimet e mia më të ngrohta edhe një herë për FDE , i cili unë besoj se do ti sigurojë një shërbim të pacmueshëm, jo vetëm Shqipërisë, por të gjithë Rajonit të Europës Juglindore.

John Hart
Drejtori për Mediat i Senatorit Tom Coburn.
Bashkëautor me Senatorin Tom Coburn, i librit bestseller:Thyerja e Besimit. (Breach of Trust: How Washington turns outsiders in to insiders )

31 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›