Forumi për Demokraci dhe Etikë (FDE)
I dashur Arian,
Të drejtohem ty si Drejtori Ekzekutiv i FDE-së dhe nëpërmjet teje, i drejtohem bashkëpunëtorëve të tu, dy Zv/Drejtorëve të FDE-së, Nebi Bardhoshi dhe Klodian Gradeci. Unë dua të them vetëm që krijimi i FDE-së dhe mbajtja në këmbë për kaq vite i takimit te përmuajshëm joformal, Leadership Forumit më kënaq pa masë. Ju e keni treguar veten tashmë prej vitesh, duke qenë konstantë në prezantimin e mundësisë për të ushtruar influencë në shoqërinë shqiptare për tu bashkuar rreth një kauze madhore.
Siç e dini, unë e kam ndjekur rrugën që ti dhe kolegët e tu keni bërë për tu bashkuar, kam ndjekur se si keni qëndruar bashkë pavarësisht tentativave të shumta për t’ju ndarë dhe kam ndjekur përpjekjet tuaja për tu dëgjuar nga shoqëria shqiptare.
Vendi yt ka një demokraci shumë të re, të lindur prej një sistemi politik unik. Në Shqipëri ka pasur dhe në shumë mënyra vazhdon akoma të ketë, një shoqëri politike, profesionale, ekonomike dhe sociale të mbushur me frikë epidemike, dyshime, mosbesim, lakmi dhe egoizëm. Ka shumë faktorë që kanë përkeqësuar shkatërrimin e shpresës që kanë pasur qytetarët shqiptarë kur dolën nga diktatura komuniste.
Megjithëse liderët shqiptarë kanë bërë shumë përpjekje për ti kaluar këto probleme sistematike, ata kanë pasur kahhera nevojë ndihmën e të tjerëve për ti mbështetur në kërkimin e një shoqërie të re.
Krijimi i Leadership Forumit dhe i FDE-së ka bërë që këto të kthehen në një instrument që ofron këtë gjë në dy mënyra unike. Së pari, i ofrojnë mbështetje dhe i japin kurajë lidershipit ekzistues duke pasur parasysh përpjekjet e tyre për sjelljen e ndryshimit për mirë në Shqipëri. Së dyti, një mendim i kujdesshëm nëpërmjet kritikës së sistemit, ndihmon në dhënien e një drejtimi, orientimi, dhe fryme të re në lidership. Fakti që FDE dhe Leadership Forumit janë krijesa të brezit të ri dhe produkt i mendimit të tyre e bën atë një vlerë shumë të konsiderueshme. Kjo vlerë është akoma më shumë për tu theksuar sepse themeluesit e FDE-së janë reflektim i pikëpamjeve politike të ndryshme dhe vijnë nga disiplina të ndryshme.
Megjithëse FDE nuk është politikisht e njëanshme, fuqia e saj qëndron gjithashtu tek fakti që ju keni dhe një bazë të fortë e të dukshme etike. Këto vlera bazë janë universale dhe në të njëjtën kohë edhe personale, dhe i aplikohen çdo individi dhe çdo vendi ne botë.
Nëna e madhe shqiptare Tereza, e cila ka qene ndoshta gruaja me influencën më të madhe në shekullin e 20-të, bazoi jetën e saj në të njëjtat principe të ndershmërisë, të së vërtetës, drejtësisë, përvujtnisë, përunjtësisë dhe mëshirës. Unë i shoh të gjitha këto karakteristika brenda FDE-së, dhe kësisoj në shërbim të Shqipërisë, dhe emocionohem nga fakti që jam i shoqëruar me emrin tënd dhe të FDE-së. Uroj që ti dhe FDE-ja të lulëzoni gjithmonë e më shumë sepse ti mundëson infiltrimin e këtyre principeve tek vetja dhe te organizata jote.
Liderët e vendit tënd dhe ata te komunitetit diplomatik duhet të inkurajohen për të mbështetur dhe për tu përfshirë në rritjen e influencës së FDE-së.
Shpresa dhe pritshmëria ime është që përpjekjet e tua të jenë aq shumë të suksesshme sa ta bëjnë FDE-në një model në të gjithë rajonin, në shumë vende post komuniste dhe në gjithë botën po ashtu.
Përzemërsisht i yti
Anthony Cordle
Mik Britanik i Shqipërisë
Dekoruar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi me “Medaljen e Mirënjohjes”.
31 Tetor 2008