E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesazhi im për FDE-në dhe Shqiptarët.



Unë besoj se Zoti në mënyrë konstante kërkon për gra dhe burra të mirë për të udhëhequr dhe drejtuar vende e qeveri, duke e përfaqësuar atë në detyra, pozicione por edhe në të gjitha udhët e aspektet e jetës publike dhe private. Pikërisht për këtë arsye edhe une e ndjej se FDE – Forumi per Demokraci dhe Etike, dhe takimi i përmuajshëm Leadership Forum janë të mira për Shqiprinë. FDE-ja do të ndihmojë për të siguruar themelimin e raundit të ardhshëm të liderave për një Shqipëri të përbashkuar.
Tony Hall, Ambasador i SHBA, Kongresmen –(ish)-
==========================================
Tre herë i nominuar për Çmimin Nobel për Paqen, Ambasadori Amerikan Tony P. Hall është një nga avokatët drejtues për programet e lehtesimit të urise dhe varferisë në botë, dhe për përmirësimin e kushteve të të drejtave të njeriut në botë. Tony Hall ka shërbyer si Kongresmen i Ohio-s në Dhomën e Përfaqësuesve për periudhën 1969 – 1972, e më pas si Senator i Ohio-s nga viti 1979 deri në 1978. Ai ka përfaqësuar në Kongres Distriktin e Tretë të Ohio-s, për vitet 1979 – 2003.
Tony Hall u betua si Ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara për FAO-n në shtator 2002. Ai është i mirënjohur si avokat i paepur në luften kundër urisë dhe varfërisë brenda dhe jashtë SHBA-së. Tony Hall ka ndërmarë nisma legjislative të cilat janë kthyer në ligje për të luftuar sëmundjet e ndërlidhura me urinë në vendet në zhvillim. Ai është njeriu kyç që bëri të mundur ndërmarjen e masave të suksesshme në vitin 1990 për Programet dhe Legjislacionin për të mbështetur Gratë, të sapolindurit dhe fëmijet – (Women, Infants and Children – WIC). Ai ka punuar për të promovuar edhe mikro-sipërmarrjet për të zvogëluar papunësinë.
Tony Hall është themelues i Select Committee on Hunger , dhe ka shërbyer si Kryetar i këtij komiteti nga viti 1989 deri në vitin 1993, vit ky kur u bë abolicioni i këtij Komiteti. Si përgjigje për abolicionin dhe shpërndarjen e këtij Komiteti Kundër Urisë, Tony Hall vendosi të agjeronte për 22 ditë në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen e opinionit politik dhe atij publik për nevojat e njerezve të uritur në SHBA dhe kudo nëpër botë. Ambasadori Tony Hall është gjithashtu themeluesi dhe Kryetari i Qendrës Kongresionale Kundër Urisë, një organizatë joqeveritare kjo e përkushtuar të luftojv urinë dhe varfërine duke zhvilluar dhe formuar lidera.
Në perpjekje për të dëshmuar gjendjen e vështirë të të varfërve dhe sidomos të të uriturve të dorës së parë, Tony Hall ka vizituar shumë vende dhe rajone të pushtuara nga varfëria dhe luftrat kudo nëpër botë. Ambasadori Hall ka kaluar kohë në më shumë se 100 vende të botës, nga Afganistani në Zimbabve. Ai gjithashtu ka vizituar edhe Korenë e Veriut 7 herë që nga viti 1995, madje ai ka qenë një nga zyrtarët e parë perëndimor që ka parë dhe dëshmuar urinë dhe varfërinë jashtë kryeqytetit Pyongyang.
Si Shef i Misionit Amerikan ne Agjensitë e OKB-së, respektivisht WFP, FAO, dhe IF, në Romë Ambasadori Tony Hall ka meritën e vendosjes në fuqi të “përkushtimit amerikan për të lehtësuar dhe zhdukur urinë dhe për të ndërtuar shpresë kudo në botë”.
Ambasadori Hall është nominuar për Cimimin Nobel për Paqen në vitet 1998, 1999, dhe 2001 për punën e tij humanitare lidhur me luftën kundër urisë dhe varfërisë. Ndërkohë që për nismat e tij legjislative kundër urisë dhe varfërisë, dhe për propozimin e tij për nje Samit Humanitar ne Horn të Afrikes, Tony Hall dhe Komiteti Kundër Urisë drejtuar prej tij, morën Medaljen e Argjendtë të Ditës Botërore të Ushqimit, nga FAO e OKB.

31 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›