Me granate ne dore, grabit farmacine
ELBASAN- Grabit farmacine me granate ne dore, arrestohet nga policia vetem pak ore pas krimit. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, ne lagjen "Clirimi", kur nje 41-vjecar me precedente te meparshem penale, dyshohet se ka hyre ne farmaci kur aty ka qene vetem farmacistja 24-vjecare dhe ka nxjerre nga xhepi granaten, duke i kerkuar te gjitha parate qe ajo kishte bere xhiro gjate dites. Arben Beqiri, qe ishte denuar me pare per vjedhje, eshte ndaluar nga agjentet pak ore pasi eshte larguar nga farmacia. Nen kercenimin me granaten pa ndezes, ai ka marre 8 mije leke ne arken e farmacise. Mjaft e frikesuar, 24-vjecarja ia ka dhene te gjitha parate, por sapo ai eshte larguar, ka lajmeruar menjehere policine. I dyshuari eshte kapur se bashku me granaten dhe parate e grabitura, qe do sherbejne si prova materiale. Ne te njejten dite, policia eshte njoftuar per vjedhjen e 2 pompave te lavazhit, nje fshese korenti, nje saldatriceje, mjete me nje vlere mbi 100 mije leke, te cilat ndodheshin ne lavazhin prane nje lokali, ne fshatin Thane, shume afer qytetit te Cerrikut. Ndersa nje 47-vjecar po ne kete zone, denoncoi vjedhjen e motocikletes.
F.Salliu
F.Salliu