E Diel, 1 Nëntor 2026

"Me ndihmoni te gjej burrin"

Eriola Hazizolli

BERAT- Zhdukja e mistershme e policit te dhomave te paraburgimit te Komisariatit Berat, ka hyre ne diten e tete, nderkohe qe familjaret nuk kane marre asnje lajm te mire per vendndodhjen e Foto Buhalit. Strukturat e policise kriminale vazhdojne punen per te mesuar gjithcka te mundshme, qe mund te hedh drite mbi fatin e punonjesit te paraburgimit, nderkohe qe bashkeshortja apelon per ndihme.

Ne familjen Buhali, ne lagjen "Kala" te Beratit, Eli gruaja e policit, nena e moshuar Zoica dhe dy djemte, jane ne ankth dhe ne pritje te njeriut te tyre te dashur. Telefoni bie pa pushim nga te afermit, qe duan te mesojne ndonje lajm per 52-vjecarit. Ky i fundit u largua nga banesa e tij me 4 mars te ketij viti dhe qe prej kesaj dite, nuk eshte pare me nga askush. Bashkeshortja tregon se ndersa eshte kthyer nga puna, mesditen e te merkures se kaluar, nuk e gjeti Foton ne banese, nderkohe qe djemte i saktesuan se i ati ishte kthyer ne shtepi vetem per disa caste, per te marre pistoleten e sherbimit dhe ishte larguar serish.

"Une punoj ne nje fabrike kepucesh dhe si gjithmone kthehem nga puna rreth ores 15:30. Kur erdha te merkuren (4 mars) ne shtepi, nuk e gjeta Foton. E dija qe do te dilte paradite per te terhequr rrogen dhe do te kthehej serish, pasi ishte turni i trete", rrefen Eli, oret e fundit qe ka kaluar me burrin e saj. Djemte i kane thene se i ati kishte munguar thuajse gjate gjithe dites ne banese. "Edhe kur kishte mberritur rreth ores 15:00, ai kishte qendruar vetem per pak caste per te marre pistoleten e sherbimit, gje te cilen e mesova me pas nga mungesa ne vendin e saj, dhe ishte larguar duke thene qe do te dilte, se kishte pune. Fillimisht mendova se kishte shkuar ne pune edhe pse s'kishte veshur uniformen e tij te sherbimit, por ne mbremje me telefonojne ne banese duke me treguar se im shoq nuk kishte shkuar ne pune, gje e cila me vuri ne alarm", vijon rrefimin Eli. Dy ditet e para familjaret e kane kerkuar tek miqte dhe te afermit, por me pas gruaja e efektivit vendosi te shkoje ne polici dhe te denoncoje largimin e tij. "Tashme nuk di se cfare te mendoj per tim shoq. Asgje nuk do ta bente te largohej ne menyre te tille nga shtepia dhe mos te kemi asnje shenje jete prej tij", tregon gruaja e shqetesuar. Zyrtare te Komisariatit te Policise Berat bejne me dije se menjehere pas marrjes se informacionit, per humbjen e punonjesit Foto Buhali, eshte shperndare foto e tij ne te gjitha komisariatet e vendit, perfshi ketu dhe te dhenat personale dhe veshjen.

Hetuesit, dyshime per prishjen e rroges dhe kalimin ne depresion

Policia, ne bashkepunim me familjaret, ka ushtruar kontrolle ne te gjithe lagjen "Kala", ne kodrat e saj, ne shtepite e braktisura, por nuk ka gjetur shenja jete te punonjesit. Ky i fundit dyshohet te kete terhequr pagen e tij dhe me pas te kete luajtur ne bingo, c'ka mendohet te jete bere dhe shkak i largimit nga banesa. Mesohet se 52-vjecari punon qe prej nje vit e gjysme si punonjes policie ne dhomat e paraburgimit dhe njihet si nje nga punonjesit me te mire. Hetimet e para hedhin dyshimet se Buhali, mund te kete ndermarre ndonje veprim ekstrem per jeten dhe agjentet i tremben ketij fakti. Gjithsesi hetimet dhe kerkimet per gjetjen e tij, vazhdojne ende.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›