E Hënë, 2 Nëntor 2026

"Vellane e godita per ta trembur"

Tirane- I mituri i akuzuar per vrasjen e te vellait ne Laknas, ka treguar se e kishte goditur vetem per ta trembur. Granit Marku ka treguar dje gjate caktimit te mases se sigurise, rrjedhjen e ngjarjes se ndodhur para baneses se tij tre dite me pare. Sipas te miturit, ate dite ai i kishte kerkuar nenes se tij 500 leke, por kjo e fundit nuk kishte pranuar qe t'ia jepte. "Vellai i madh, Alfredi, me kapi nga fyti. Une mora nje thike per ta trembur e qellova pak dhe pastaj ika me vrap qe te mos me bertisnin prinderit", mesohet te kete deklaruar dje para gjykatesit te gatshem i pandehuri, Granit Marku. Prokurori i ceshtjes i ka kerkuar dje gjykates lenien ne burg te te miturit, deri ne perfundim te hetimeve. Gjykata pas degjimit te deklaratave te te miturit ne lidhje me ngjarjen, si dhe pretendimeve te akuzes, ka caktuar dje masen e sigurise "arrest me burg" per 15-vjecarin Granit Marku. Nga hetimet e kryera nga prokuroria, ka rezultuar se ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 19:30 te se dieles, ne banesen e familjes Marku ne Tirane. Granit Marku 15 vjec, pasi nuk ka marre shumen e lekeve prej 500 lekesh nga prinderit e tij, ka nisur te shaje ne shtepi dhe kercenoje. Vellai i madh, Alfredi mesohet se ka nderhyre per te ftohur grindjen, por nderhyrja e tij e ka nevrikosur akoma me shume Granitin. Pas nje zenke 15-vjecari, ka nxjerre nje bicak qe e mbante me vete dhe e ka qelluar.

Viktima Alfred Marku, 23 vjec nuk ka arritur dot te mbijetoje edhe pas ndihmes mjekesore ne Spitalin Ushtarak. Nderkohe mjeket nuk kane mundur te bejne asgje per te mbajtur ne jete 23-vjecarin, i cili ka nderruar jete si pasoje e demtimeve te renda, te marra nga goditjet me thike, komplikacionet e shkaktuara prej tyre dhe hemorragjia.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›