E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia: 38 për qind e bizneseve në kryeqytetet vetëdeklarohen me humbje

Rreth 38 për qind e bizneseve të vogla në kryeqytet, që kanë dorëzuar vetë deklarimin e të ardhurave për 2009 kanë dorëzuar të ardhura më të ulta se 2008 dhe kjo është një sinjal negative për planin buxhetor të Bashkisë së Tiranës. Një vendim i

Këshillit të Ministrave përcakton që pragu i kufirit të një biznesi të vogël për të hyrë në sistemin e TVSH së do të jetë në 2010 tek 5 milion lekë të reja. Nga ana tjetër ka një qarkore të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që specifikon që të gjitha bizneset që kanë dorëzuar në 2008 bilance me xhiro vjetore mbi 5 milion lekë automatikisht këtë vit do të jenë subjekte të TVSH - së. Sipas drejtoreshës së Tatim Taksave, pranë Bashkisë së Tiranës, Belinda Ikonomi, tha gjatë një forumi biznesi të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, se politikat e Bashkisë kanë synuar stimulimin e kësaj kategorie, si në pikëpamjen fiskale edhe të një administrimi më të mirë. Sipas saj, një ndër stimujt fiskal është mbajtja e një takse fikse, pavarësisht se legjislacioni i lejon pushtetit vendor rritjen deri në 30 % të taksave për biznesin e vogël. Drejtore Ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Floreta Luli-Faber shprehu shqetësimin e saj për ndryshime e shpeshta të legjislacionit tatimor.  Sipas statistikave pranë Bashkisë së Tiranës janë regjistruar mbi 13 mijë biznese. Ndërkohë që është e specifikuar në ligj që biznesi i vogël duhet të ketë të punësuar part-time një ekonomist dhe në fund një ekspert kontabël për të mbyllur bilancin dhe bëhet fjalë për 50 mijë biznese në të gjithnjë vendin dhe 12 mijë biznese vetëm në Tiranë. Belinda Ikonomi deklaroi përpara bizneseve të Dhomës Amerikane në Forum Biznesin e organizuar mbi çështjet e biznesit të vogël, se rreth 38 për qind e bizneseve që kanë dorëzuar vetë deklarimin e të ardhurave për 2009 kanë dorëzuar të ardhura më të ulta se 2008 dhe kjo është një sinjal negative për planin buxhetor të bashkisë së Tiranës shkak të ndryshimit të nivelit të TVSH- së ka patur në fillim të këtij viti, një numër të madh biznesesh që kanë mbyllur aktivitetin dhe kanë rihapur një aktivitet tjetër vetëm për ti shpëtuar pragut të TVSH së çka na ka hapur mjaft problem si administratë tatimore lokale. Kjo situatë shkakton kaos për të dy palët, bizneset dhe ne u shpreh Belinda Ikonomi. Për sa i takon taksave të bashkisë ka një rritje prej 30 për qind të taksës së reklamave. Aktualisht bizneset duhet të paguajnë 1 mijë lek për metër katror për çdo reklamë që vendosin në rrugë. Kjo ka bërë që një numër i madh kompanisë që merreshin me biznesin e reklamave dhe billbordeve në rrugë nacionale dhe qytete e mëdha, të tërhiqen nga ky biznes. Ka mjaft kosto dhe kjo ka reflektuar dhe në të ardhurat e bashkisë pasi një pjesë e mirë e billbordeve në rrugët nacionale apo autostradë janë bosh, pikërisht për shkak të kostos së lartë.

Last Updated on E Marte, 23 Mars 2010 23:02

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›