Bashkia, 703 milione leke per 350 banesa sociale
Plani i Shpenzimeve Kapitale per vitin 2008 i shton qytetit te Tiranes 703 milion leke per projektimin dhe ndertimin e 350 banesave sociale. Nje procesi i tille pune pritet qe te nise brenda vitit, ndersa pritet qe 79 milione leke te tjera te investohen per ndertimin e 3 qendrave dhe ofrimin e sherbimeve sociale. Sipas kryetarit te bashkise se Tiranes Edi Rama, projektbuxheti eshte pasqyre e nje vendimmarrjeje te perbashket me komunitetin, shprehje e nevojave dhe pritshmerise se bashkeqytetareve tane. Keshtu, per hartimin e projektbuxhetit per vitin 2008 jane marre parasysh sugjerimet e qytetareve ne nismat “Gjykoni Punen Time” dhe “Thuaj Fjalen Tende”, ku, ne 22 seanca publike, nga dy per secilen njesi bashkiake, disa mijera qytetare kane gjykuar fillimisht gjendjen e komunitetit te tyre e kane ngritur probleme e shqetesime konkrete per qeverine vendore. Keshtu, projektbuxheti parashikon realizimin e nje cilesie te re ne sherbimin e pastrimit, drejt realizimit te objektivit “Tirana qyteti me i paster i Shqiperise”. “Do te investojme ne nderhyrje te plota te infrastruktures nen dhe mbitokesore ne 5 blloqe te medha banimi si edhe ne shtimin e siperfaqeve te gjelbra, vendeve clodhese, terreneve apo ambienteve sportive ne te gjithe perimetrin e kryeqytetit”, tha dje Rama. Ai permendi edhe realizimin e Konkursit Nderkombetar per Sheshin “Skenderbej” dhe mobilimin urban te tij. Gjithashtu kryebashkiaku ka deklaruar se do te perfundoje zbatimi i Projektit per Rehabilitimin e infrastruktures parauniversitare ne Tirane duke realizuar 5 shkolla te reja e 12 shkolla te rindertuara teresisht me siperfaqe te reja shtese. Investimet e tjera kane te bejne me mirembajtjen e hapesirave te gjelbra, permiresimin e cilesise se sherbimit ne transportin publik, 3 qendra te reja sociale per familjet dhe grupet ne nevoje si edhe do te vijojme me projekte te reja sociale si edhe bonuse per te pastrehet.