Shetitja e Lirise te kthehet ne tradite
Kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama, do t’i kerkoje shume shpejt Keshillit Bashkiak qe ta shpalle 17 shkurtin, diten e shpalljes se Pavaresise se Kosoves, nje dite feste per kryeqytetin. Duke falenderuar te gjithe ata qytetare qe moren pjese diten e diel ne “Shetitjen e Lirise”, Rama u shpreh se Bashkia e Tiranes do t’i hape rruge partneritetit mes qyteteve te Shqiperise dhe Kosoves, duke hapur keshtu edhe nje kapitull bashkepunimi konkret me Prishtinen. Rama falenderoi dje qytetaret e Tiranes per shfaqjen e mrekullueshme te solidaritetit me Kosoven ne Shetitjen e Lirise te se dieles se 17 shkurtit. “Do te propozoj qe ‘Shetitja e Lirise’ te kthehet ne nje tradite per kryeqytetin ne cdo 17 shkurt, per vitet e per brezat e ardhshem”, tha kryetari i Bashkise se Tiranes. Sipas tij, “Shetitja e Lirise” e 17 shkurtit duhet te jete festa e re e kalendarit te kryeqytetasve, por edhe shprehja simbolike e aspirates se perbashket te te gjithe shqiptareve per te shetitur pergjithnje te lire ne territorin e Bashkimit Evropian.