Bashkia: Ekspozita nuk do të ketë objekte nudo
01/02/2011 Pranë xhamisë së qytetit
Objekti që po ndërtohet në shkallët e xhamisë kryesore të qytetit të Durrësit do të shërbejë si ekspozitë, por në asnjë mënyrë për të manifestuar piktura e skulptura nudo. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është treguar i prerë teksa ka pohuar projektin që po zbatohet në “këmbët” e xhamisë fare pranë qendrës së qytetit. Bashkia e Durrësit po dërgon drejt përfundimit fazën e rivitalizimit të sheshit Iliria”, vendi pranë bashkisë, prefekturës, qarkut e teatrit “Aleksandër Moisiu”. Kryetari i bashkisë Vangjush Dako ka thënë se në gjysmën e parë të muajit shkurt përfundojnë të gjitha punimet e parashikuara. Bashkia ka dhënë 100 milionë lekë, me anë të të cilit është bërë e mundur ndërtimi i një shkallare. Ky investim ka prekur të gjithë gjatësinë nga skaji verior i godinës së prefekturës deri në vendin kur dikur ka qenë porta hyrëse për në qytetin antik, mur që tani ndan rrugën “Tregtare” me godinën e Bashkisë së Durrësit. Në përfundim është edhe pjesa e objektit nën xhami që do të shërbejë si ekspozitë e galeri arti, por jo për piktura e skulptura nudo ngase gjendet pranë një objekti kulti. Për shumë vëzhgues dhe kritikë të sferës së artit e të kulturës ekspozita që po ndërtohet mund të shfrytëzohet edhe për qëllime të përballjes së rrymave të ndryshme të artit duke mos lënë mënjanë edhe nudizmin. Por bashkia është treguar e kujdesshme duke mbajtur në këtë rast qëndrim të prerë për të mos “lënduar” pjesën e besimtarëve. Godina njëkatëshe, e cila nis pranë prefekturës e përfundon atje ku janë themelet e bashkisë do të jetë një ambient që do të përdoret për qëllime sociale dhe kulturore. Në përfundim të punimeve kryebashkiaku Dako i ka bërë thirrje artistëve durrsakë dhe artistëve të tjerë që të jenë pjesë në një konkurs, nga i cili do të përzgjidhen punimet që do të ekspozohen në këto ambiente. Më së shumti ambientet do të jenë një galeri arti me piktura e skulptura. Kryetari i bashkisë Dako ka thënë se pas këtyre punimeve do të jetë gati zbatimi i projektit të qendrës për fazën e dytë. Në këtë fazë parashikohet të ndryshojë i gjithë sheshi para ndërtesës së bashkisë. Shatërvani që sot gjendet përballë bashkisë dhe pranë lulishtes do të qëndrojë edhe disa muaj për t’u zëvendësuar nga një tjetër shatërvan por në një formë tjetër. 5 milionë euro mendohet të shkojë rivitalizimi i sheshit për ta transformuar qendrën e qytetit në një njësi moderne në këndvështrimin e urbanistëve dhe arkitektëve. Xh. Gradica