Pastrimi i parave, mbikëqyrje e rreptë mbi subjektet politikë të huaj
02/02/2011 Diskutimi në Komisioni parlamentar të Ekonomisë për ndryshimet në ligj
Ligji për parandalimin e pastrimit të parave pritet t’i nënshtrohet disa ndryshimeve, që do të çojnë në forcimin e mbikëqyrjes mbi subjektet e ekspozuar politikisht të huaj. Këto ndryshime u diskutuan dje gjatë seancës së Komisionit parlamentar të Ekonomisë. Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit pritet t’i nënshtrohet disa ndryshimeve, që do të çojnë në forcimin e mbikëqyrjes mbi subjektet politikë të huaj. Këto ndryshime, të cilat u diskutuan në Komisionin e Ekonomisë do të shtojnë kontrollin në disa aktivitete për personat e huaj jo rezident në vendin tonë, si te lojërat e fatit, hipodrome, këmbim valutor, duke fiksuar një prag të caktuar financiar. Sipas Arben Doçi, drejtorit të Drejtorisë së përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave këto ndryshime përfshijnë edhe kundërvajtjet administrative, ku kërkohet llogaritja jo me përqindje, por me vlerë maksimale dhe me vlerë minimale, si një praktikë më se e sigurt llogaritjeje. Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave gjatë vitit të kaluar ka intensifikuar luftën e saj drejt bashkëpunimit me të gjitha institucionet e tjera si Prokuroria e Përgjithshme. Ekspertët nënvizojnë një rritje të larmisë së burimeve, prej të cilave informacioni i marrë është plotësuar, përpunuar, analizuar dhe referuar në organet e zbatimit të ligjit. Pjesa kryesore e tyre (65%) kanë indicie nga analizimi i raporteve të transaksioneve të vlerave, dhe vetëm për 11% prej tyre, inicimi i praktikave është bërë i bazuar në raportet e aktivitetit të dyshimtë të institucioneve financiare. Rastet kanë ardhur në rritje nga viti në vit. Sipas të dhënave zyrtare, nga Prokuroria në vitin 2005 u regjistrua vetëm 1 procedim penal, në vitin 2006 dhe në vitin 2007 janë regjistruar 2 procedime penale. Rritja e ndjeshme është vënë re që në vitin 2008, prej 5,5 herë procedime penale të regjistruara në krahasim me vitin 2007. Në vitin 2009 ka përsëri rritje të procedimeve penale të regjistruara për këtë vepër penale prej 3,15 herë në krahasim me vitin 2008.