E Diel, 1 Nëntor 2026

Culi: Bashkimi i votave nga LSI, nje loje politike

Partia Socialdemokrate ka quajtur bashkimin e votave nga ana e LSI me PD-ne, per rrezimin e projektbuxhetit ne bashkine e Tiranes, si nje loje shume te qarte politike te kesaj partie. Sekretarja per marredheniet me publikun, Diana Culi, deklaroi dje se kjo eshte nje loje, qe behet per te goditur modelin politik me te suksesshem te se majtes ne qeverisje, ne krahasim me te djathten e korruptuar. "Per ne, ky pozicion i LSI-se nuk eshte i ri, eshte gjithnje pjese e politikes se saj, qe ne 2005-en, qe midis fitores te se majtes apo te djathtes, zgjodhi fitoren e se djathtes, eshte pjese e lojes zgjedhore ne 2007, kur me votat e tyre iu shiten shumica te djathtes", sqaroi Culi. Pra, sipas saj, nuk eshte hera e pare, qe Levizja Socialiste per Integrim bashkon votat me Partine Demokratike, nuk eshte hera e pare qe LSI kerkon t'ia nenshtroje te majten, kushteve te Berishes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›