RENEA gjunjezon ne lokal trafikantin e 1 ton marijuane

Ardian Halili braktisi Tuaregun pas ndjekjes se policise se Gjirokastres ne 7 shkurt ne fshatin Goranxi
Ka mundur te shpetoje nje here fale erresires dhe terrenit te veshtire te fshatit Goranxi ne jug te vendit gjate ndjekjes se policise por nuk ka pasur se cfare te bej kete here kur ne deren e lokalit mbi Fakultetin Ekonomik ne kryeqytet ku ndodhej nen shoqerine e tre miqve te tij jane pare specialet e RENEA-s. Nje muaj pas shpetimit nga operacioni i policise se Gjirokastres dhe braktisjes se automjetit te tij luksoz Tuareg Ardian Halili 41-vjecari nga Tepelena qe kerkohej per trafikimin e 1 ton marijuane ne vend eshte arrestuar dje fale nje superoperacioni te strukturave te Hetimit te Krimit ne policine e Tiranes ne bashkepunim me RENEA-n. Lajmi per kapjen e te shumekerkuarit Halili eshte bere publik nga policia e kryeqytetit e cila tha se arrestimi i tij eshte kryer ne kuader te operacionit Koordinata i ndermarre ne 7 shkurt nga policia e Gjirokastres pasi Halili braktisi automjetin me 180 kilograme marijuane te siguruar ne Lazarat. Ne ate kohe policia bllokoi pjesen tjeter te narkotikut 820 kilograme marijuane qe po transportohej me nje automjet tip Ford Transit duke vene ne pranga nje te afert te tij Artan Bresha 35 vjec nga Tepelena. Pas hetimeve policia do te deklaronte se marijuana siguroj ne fshatin Lazarat kalohej me pas ne Sarande me destinacion perfundimtar ne Greqi.
Ishte shpallur qe prej nje muaji person ne kerkim nga policia e Gjirokastres pasi ka arritur ti shpetoje operacionit te pare Koordinata duke lene pas makinen luksoze Tuareg me targa te Tiranes dhe nje ngarkese prej 180 kilograme marijuane te blere ne Lazarat. Hetimi i policise per vendndodhjen e tij ka pervijuar ne qytete te tjerat vendit kur duket se targat e kryeqytetit te fuoristrades se 41-vjecarit kane bere qe hetimit te shtrihej edhe ne kryeqytet. Pas me se nje muaji policia ka arritur me ne fund te lokalizoje vendndodhjen e te shumekerkuarit per trafik droge nderkohe qe vendndodhja e tij ne nje nga baret e kryeqytetit ka bere qe strukturat e Hetimit te Krimeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane ne bashkepunim me strukturat e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit te therrasin ne ndihme edhe forcat e repartit special RENEA. Burime nga policia thane se nderhyrja per kapjen e Ardian Halilit eshte finalizuar dje ne mesdite ne barin e nje hoteli mbi Fakultetin e Ekonomikut nen shoqerine e tre personave te tjere te cilet pasi jane marre ne pyetje jane lene te lire. Pas arrestimit polici atha se materialet procedurale ne ngarkim te tij i kaluan per ndjekje te metejshme Prokurorise se Gjirokastres.
Koordinata faza 1/Si i shpetoi Ardian Halili operacionit te policise
Ne baze te nje pune intensive hetimore specialistet dhe agjentet e Sektorit kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Gjirokastres kane rreth ores 1900 te dates 7 shkurt finalizuan fazen e pare e operacionit te koduar Koordinata. Ne bazen e informacioneve te siguruara dhe te vertetuara ne rruge operative se nga fshati Lazarat eshte nisur nje pjese e ngarkeses me nje automjet tip Tuareg menjehere kane ngritur sherbimet ne aksin rrugor Gjirokaster - Jorgucat. Rreth ores 1800 ne dalje te fshatit Lazarat eshte konstatuar automjeti fuoristrade i tipit Volksvagen Tuareg me traga TR 81 94 R ne pronesi te Ardian Halilit 41 vjec nga Tepelena duke levizur ne drejtim te Sarandes nderkohe qe specialistet e Antidroges menjehere i jane vene ne ndjekje. Ndjekja ka vijuar pergjate aksit rrugor Gjirokaster - Jorgucat duke bashkepunuar edhe me Drejtorine Rajonale te Kufirit dhe Njesine Rajonale te Qarkullimit Rrugor. Automjeti ka levizur me shpejtesi te madhe ne drejtim te Jorgucatit por kur ka pare postbllokun e Policise Kufitare dhe te Policise Rrugore ne dalje te Jorgucatit eshte kthyer me shpejtesi ne drejtim te Gjirokastres ku eshte ndjekur nga specialistet e Sektorit kunder Narkotikeve. Duke pare se ne hyrje te Dervicjanit ishte ngritur nje postbllok tjeter automjeti eshte futur ne fshatin Goranxi ne nje rrugice dhe duke perfituar nga erresira drejtuesi i automjetit ka braktisur mjetin dhe eshte larguar. Nga keqyrja e automjetit rezultoi se ne brendesi te automjetit u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje sasi rreth 180 kilogramesh lende narkotike marijuane. Nderkohe ne fazen e dyte te operacionit policia e Gjirokastres do te arrestonte ne kushtet e flagrances te afermin e Halilit. Artan Bresha 35 vjec nga Tepelena. u kap duke transportuar ne drejtim te Sarandes me automjetin e tij tip Ford Transit me targa TP 07 65 B rreth 820 kilograme lende narkotike marijuane. Sipas policise lenda narkotike ishte e mbeshtjelle me leter natriban ne pako me peshe te ndryshme dhe ishte vendosur ne brendesi te furgonit pasi pjesa mbrapa skishte sedilje furgoni sherbente per transport mallrash si dhe nje sasi u gjet poshte pjeses se sediljes se pare te pasagjerit. Policia saktesoi se e gjithe sasia e sekuestruar gjate dy fazave te ketij operacioni eshte rreth 1 ton.