BE vlereson luften kunder droges ne Shqiperi

Lulzim Basha ne takimin e 6-te te Bordit te Paleve te Interesuara te projektit PAMECA III ku eshte folur per vleresimet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-s per luften kunder narkotrafikut
Per gjurmimin dhe konfiskimin deri ne fund te aseteve kriminale duhet bashkepunim i plote mes Policise se Shtetit prokurorise gjyqesorit dhe cdo institucioni tjeter. Kjo ka qene thirrja e ministrit te Brendshem Lulzim Basha nje dite me pare ne takimin e 6-te te Bordit te Paleve te Interesuara te projektit PAMECA III ku te pranishem kane qene drejtues te Policise se Shtetit te PAMECA-s si dhe ambasadore te huaj te akredituar ne vendin tone. Vleresimet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes per luften kunder narkotrafikut dhe goditjes se aseteve kriminale kane qene lajtmotiv i takimit te djeshem ne hotelin Tirana International i hapur ne oren 1100 ku fillimisht duke iu referuar dy raporteve per Shqiperine atij te Bashkimit Evropian dhe Departamentit te Shtetit te SHBA-se ministri Basha u shpreh Keto dy raporte te cilat nenvizojne luften e suksesshme kunder narkotrafikut nga policia shqiptare rritjen dhe permiresimin e kapaciteteve njerezore e materiale perparimin ne te gjithe rrafshet dhe perpjekjet tona ne luften kunder trafikimit te lendeve narkotike dhe efekteve pozitive qe keto perpjekje kane jane vleresimi me objektiv me i plote me domethenes dhe me inkurajues qe nje organizate policie mund te marre. Nderkohe ministri Basha vleresoi se ndihma e projektit PAMECA ka qene e prekshme dhe ka dhene nje kontribut te drejtperdrejte si per rezultatet ne luften kunder narkotikeve edhe per kontrollin e kufirit tokesor dhe detar. Vetem gjate ketij viti kemi 10 operacione kunder trafikimit te lendeve narkotike ne drejtim te shtetit italian te gjitha te zbuluara nga sistemet tona te vezhgimit bashkepunim me te larte per shkembimin e informacionit me Guardia di Financa sekuestrimi i nje sasie prej 2 tone e 130 kg marijuane e destinuar per tregun italian kapjen e 24 shtetasve irakiane dhe 8 shtetasve pakistaneze te nisur nga brigjet e Greqise parandalimin e kalimeve te paligjshme nga shtetas afrikane dhe 12 nderhyrje operacionale per kerkim shpetimi ne hapesiren detare - u shpreh numri nje i Ministrise se Brendshme. Sakaq per gjurmimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale ministri Basha theksoi se duhet te vihen ne perdorim dhe te shfrytezohen me eficence te plote instrumentet ligjore burimet njerezore pervoja pergatitjet dhe trajnimet e po keshtu marreveshjet e nenshkruara dhe mbeshtetja e partnereve nderkombetare. Dua te shohim progres. Ky eshte prioriteti numer nje - tha ministri Basha. - Me te njejtin vullnet qe shkaterruam infrastrukturen e krimit te organizuar tani duhet tu pervishemi aseteve te tyre. Kjo eshte nje thirrje per Policine e Shtetit por edhe per institucione te tjera per prokurorine dhe cdo institucion tjeter eshte nje zile alarmi. Asetet e krimit te identifikohen dhe te kalojne ne nje procedure sa me te shpejte sic e parashikon ligji para ligjit para drejtesise - tha nderkohe kreu i Ministrise se Brendshme. Ministri Basha beri thirrje gjithashtu per nje mirefunksionim te sistemit te goditjes se aseteve kriminale nga identifikimi i tyre deri tek ndeshkimi nga drejtesia per te arritur rezultatet e kerkuara ne programin qeverises 2009-2013. Sipas tij Vetem duke ndertuar nje rekord solid i cili vetem nis me Policine e Shtetit me gjurmimin e aseteve por natyrisht duhet te kete mbeshtetjen e plote te prokurorise dhe vullnetin e saj per te goditur kete fenomen dhe pastaj duhet te kete mbeshtetjen e plote te gjyqesorit per ta perfunduar ceshtjen vetem duke ndertuar pra nje rekord te mire solid te ketyre ceshtjeve ne mund te themi se kemi hyre ne ate faze te luftes kunder krimit te organizuar qe ka perbere dhe shtyllen kryesore ne kete fushe te programit qeverises qe nga shtatori i vitit 2009. Nder te tjera ministri Basha vleresoi edhe eficencen e perdorimit te platformave moderne te teknologjise nga ana e Policise se Shtetit dhe bashkepunimin e suksesshem me sherbimet policore te vendeve partnere.