Bashkia: Më pak ndërtime se forcuam ligjin
30/01/2005
Drejtoresha Zoto: Nuk ka bllokim të lejeve të ndërtimit, por nuk kemi plan urbanistik
Në kundërpërgjigje të ndërtuesve, se Bashkia ka bllokuar lejet e ndërtimit, ky institucion thotë se dhënia e lejeve të ndërtimit është kufizuar, pasi është forcuar ligji, firmat kanë mosmarrëveshje me pronarët e tokës dhe nuk japin leje ndërtimi nëse nuk ka studim pjesor për atë zonë. Nga ana tjetër, rritja e vështirësive të ndërtuesve, mendoj se ka të bëjë thjesht me raportin e tyre me pronarët.
Problemet me pronarët
"Ky raport ka ardhur duke u “vështirësuar” për shkak të pretendimeve të pronarëve dhe këto pretendime janë rritur për shkak të uljes së numrit të kateve dhe si pasojë e uljes së koefiçentit të shfrytëzimit, masa këto që kemi marrë kohët e fundit", thotë Brikena Zoto, drejtoresha e Urbanistikës së Tiranës. Sipas saj, dihet që numri i kateve në Tiranë nuk i kalon më 9 katet dhe kjo ulje e kateve dhe koefiçentit të shfrytëzimit të truallit është bërë që të rritet sa më shumë sipërfaqja e gjelbër dhe të ulet sa më shumë densiteti i banimit në blloqet e banimit dhe kjo për të pasur një cilësi jetese dhe mjedisi sa më të lartë. Zoto thotë se nuk mund të flitet për një bllokim të lejeve të ndërtimit, ndërkohë që në vitin 2004 janë pajisur me leje ndërtimi 103 subjekte. Por, disa vite më parë jepeshin mesatarisht 50 leje ndërtimi dhe sheshe ndërtimi në muaj. Por, Bashkia tregohet e vendosur, nuk lejon që të japë asnjë leje ndërtimi, sipas planit urbanistik në fuqi, atij të vitit 1989.
Plani rregullues i '98
"Ndërkohë kemi edhe ne vështirësitë tona, të cilat kanë të bëjnë me Planin e vjetër Rregullues, me të cilin punojmë, por duhet përmendur fakti që po punojmë intensivisht për përgatitjen e Planit të ri Rregullues", thotë Zoto. Ka përfunduar faza e parë, e cila është ajo e studios, që do të bëjë hartat dhe në muajin tjetër, në muajin shkurt dhe mars, fillon konkursi për zgjedhjen e studios që do të bëjë Planin Rregullues të qytetit. "Njëkohësisht po punojmë me ligjin e vjetër të urbanistikës që ka problematika që i dinë të gjithë, ndërkohë që punojmë dhe bashkëpunojmë intensivisht me Ministrinë e Rregullimit të Territorit si dhe me shoqatën e Ndërtuesve për të hartuar Ligjin e Ri të Urbanistikës", thotë Zoto.
Studimet pjesore, fleksible apo jo
Shoqata e Ndërtuesve ka kërkuar dje që për të mos vazhduar bllokimi i punës së firmave të ndërtimit, brenda tre muajve të hartohet studimi për dy qëndra urbane dhe të nisë dhënia e lejeve të paktën në këto dy zona. Bashkiakët shprehen se deri tani në këtë mënyrë kanë vepruar. "Synimi ynë është që në vitin 2006 gjithë Tirana të jetë e mbuluar me studime pjesore dhe tendenca jonë për momentin është që të mos japim leje ndërtimi pa studime pjesore. Kjo do të thotë që të gjitha lejet që jepen të jepen mbi bazën e studimeve të miratuara. Duhet përmendur fakti që në vitin 2004 janë miratuar 16 studime urbanistike pjesore dhe studime për përcaktim kriteresh urbane", thotë Zoto. Megjithatë është fakt që këto dy vjet dhënia lejeve të ndërtimit ka rënë katër herë dhe për këtë arsye çmimet e banesave janë rritur 20-25 për qind.
Frocimi i ligjit, rritja e standardeve
"Duhet të jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që bumi i ndërtimeve nuk mund të zgjasë pambarimisht dhe që ndërtimet në Tiranë duhet të jenë gjithnjë e më tepër humane”, thotë drejtoresha e Urbanistikës, Brikena Zoto. Ajo e argumenton këtë fakt duke theksuar se nuk ka një rënie të lejeve të ndërtimit për shkak të ndonjë bllokimi, apo për shkak të burokracive. Përkundrazi, ka një rritje të standardeve të cilësisë së dokumentacionit tekniko-ligjor si dhe të transparencës. Ndërsa "akuzën" tjetër të ndërtuesve, që ndihen të shpërfillur nga kryebashkiaku, ajo e argumenton me faktin se ndërtuesit kanë dy herë në javë takime me drejtorin e Politikave Urbane, ditën e martë dhe ditën e enjte nga ora 9.00 deri në orën 11.00; një herë në javë ditën e mërkurë nga ora 9.00 deri në 11.00 ka takime me drejtorin e Përgjithshëm të Urbanistikës, pa përmendur këtu rastet e takimeve ekstra që bëhen nëpërmjet takimeve që caktohen në telefon, apo komunikimeve nëpërmjet faqeve të internetit. "Synojmë të bëjmë standardizimin e procedurave, pasi puna jonë është e monitorueshme nëpërmjet faqeve të internetit, ku mund të gjenden vendimet e KRRT-ve, vendimet e Këshillave Teknikë, njoftimet e ndryshme për subjekte ndërtuese si dhe sugjerimet apo kërkesat e subjekteve ndërtuese.
Gjithashtu, është lënë një seancë ballafaqimi në muaj me ndërtuesit, që ata të kenë mundësi të shprehin problematikën e tyre, seancë e cila nuk është shfrytëzuar si duhet deri tani", thotë Zoto. Sipas saj, Shqipëria është ende liberale në dhënien e lejeve të ndërtimit, pasi afatet e trajtimit të kërkesave për leje ndërtimi dhe dhënia e lejes së ndërtimit, është një nga afatet më të shkurtra, në krahasim me disa vende të Evropës, si Belgjika, apo Luksemburgu, në të cilat afati mesatar i dhënies së lejes së ndërtimit është 6 muaj. Sipas saj, lejet e ndërtimit jepen në bazë të një ligji që parashikon plotësimin e gjithë dokumentacionit të duhur tekniko-ligjor, i cili bazohet në dokumentacionin e pronësisë. Në këtë drejtim, bashkëpunohet ngushtë me zyrën e regjistrimit të pronësive, duke ditur problematikën e madhe që ka pronësia në Tiranë, në mënyrë që të mos krijohen dhe të eliminohen sa më shumë konflikte ndërmjet pronarëve. Sipas saj, Bashkia nuk cakton kush merr leje ndërtimi, por thjesht trajton aplikimet që bëhen mbi bazën e një dokumentacioni tekniko-ligjor.