Mafia shqiptare do torturonte aktorin britanik
31/01/2005 Banditë të mafias kishin ndërmend ta bënin Julian Claryn për tre ditë t’i nënshtrohej torturave munduese, mundi të zbulojë britanikja “The Sun”. Ata, madje, ishin gati ta vrisnin atë, menjëherë sapo ta kishin detyruar të nxirrte detajet e llogarive të tij bankare. Plani për rrëmbimin e tmerrshëm si dhe grabitjen – së bashku me planet për të shënjestruar këngëtarët Jimmy Sommerville dhe një prej motrave Appleton – u zbulua nga një prej ish-anëtarëve të bandës shqiptare. Bledar Mane, 31 vjeç, tha se “tre vetë qëndronin jashtë shtëpisë së Julian, të armatosur me thika, steka bilardoje dhe shirita maskues. Unë isha brenda, në pritje për të dhënë sinjalin. Kishim ndërmend ta mbanim për tri ditë, për ta torturuar dhe detyruar të na jepte detaje, për llogaritë bankare dhe numra kodesh. Kishim ndërmend të tërhiqnim sa më shumë para që të mundeshim. Më pas, pjesën tjetër të parave, do ta transferonim në Greqi, përmes Western Union.
Rrahja
Mane shton: “Banda mund ta kishte vrarë më pas”. Por ai thotë se u zmbraps, për arsye se Julian i PELQENTE. Komploti i tmerrshëm doli në dritë pas një investigimi të “The Sun”, brenda grupeve të trafikantëve. Të enjten, ne treguam se si gangsterë të huaj siguronin me lehtësi pasaporta false, për të kryer veprime kriminale në Britani. Mane, i cili pranon se ka trafikuar mëse 1000 vetë në Britani, u bë shok me Julianin, pasi e takoi në një klub në lagjen West End të Londrës. Ai thotë: “Mua më detyruan të bëhem anëtar i kësaj bande – më rrahën, ndërsa familjen time e kërcënuan”. Një prej aktiviteteve të bandës në Londër ishte të merrte peng njerëz të pasur dhe të famshëm. “Ata më thanë të shkoja në baret dhe klubet e modës. Julianin e takova në fund të 1994 në një klub që quhej Substation. I thashë që quhem Emanuel dhe se isha italian. Nga banda m’u kërkua të mësoja se ku jetonte. U takova sërish me të disa javë më vonë. Atë natë shkova në shtëpinë e tij, në veri të Londrës. Më vonë, e telefonova sërish dhe dolëm për darkë së bashku. U takova gjithashtu me shokun e tij më të ngushtë, Hektor, një qipriot grek dhe të motrën. Me Julianin u bëmë shokë të ngushtë dhe nisëm të shiheshim shpesh. Kurrë nuk pranova ndonjë dhuratë apo para prej tij. Ai ishte një njeri shumë miqësor dhe i qetë. Ishte një kuzhinier shumë i mirë dhe i pëlqenin makaronat”. Pas pesë muajsh, banda e pamëshirshme ishte gati të vihej në lëvizje dhe nisi të ushtrojë presion mbi Manen që ky të organizonte “operacionin”. Më tej, Mane vazhdon: “U caktua data. Ishte mesi i 1995. Ata më kërkuan të shkoja në shtëpinë e Julian dhe të sigurohesha që aty nuk kishte njeri tjetër. Më thanë: ‘Kur ai të shkojë në banjë, ti na hap derën. Më pas, merremi ne”. Shkuam me makinë te shtëpia e Julian. Unë hyra brenda ndërsa të tjerët qëndruan në makinë. “Ishin të gjithë shqiptarë dhe ndoshta kishin bërë edhe më parë gjëra të tilla. Ishin të pamëshirshëm, njerëz shumë të frikshëm. Unë ndihesha i tmerruar”. Më tej, Mane thotë: “Sipas planit, unë duhej të dilja nga shtëpia e Claryt pas 30 minutash dhe t’i jepja atyre sinjalin për të sulmuar. Por mua Julian më pëlqente dhe nuk mund ta shihja tek torturohej. Hapa derën dhe u thashë se shtëpia ishte plot me miq, kështu që u larguan. Disa ditë më vonë, ata e provuan sërish, por unë thjesht qëndrova gjithë natën në shtëpinë e Julian. “Ishte një plan i çmendur. Do të ishim dënuar gjatë nëse do të na kapnin”.Mane thotë gjithashtu se e kishin urdhëruar që të shënjestronte një prej motrave Appleton Natalie dhe Nicole. Më pas, grupin e popit All Saints, ndërsa ish-këngëtari i Communards, Jimmy Sommerville, shihej gjithashtu si një viktimë e mundshme. Mane thotë: “Banda mendonte se unë isha simpatik dhe mund të miqësohesha me njerëz të njohur. Një prej motrave Appleton e takova në një bar. Edhe Jimmy Sommerville e takova në klubin e homoseksualëve në Londër”.
Intervista/ Flet shefi i Interpolit shqiptar për BBC
Bajraktari: Bashkëpunim për të kapur kriminelët
Në një artikull të botuar të enjten në gazetën "The Sun", njëra prej më të shiturave në Britaninë e Madhe, shkruhej se në Shqipëri është e mundur që të blesh prej trafikantëve të dokumenteve, pasaporta false britanike. Sipas gazetës, dy të dërguar prej saj, kanë mundur të porosisin pasaporta, të cilat në mënyrë ironike, i kanë porositur me emrin e ministrit të Brendshëm, Clarke dhe ish-pararendësit të tij, Blunkett.
Gazeta shkruan se mes të tjerash, Interpoli thotë se të paktën 40 kriminelë nga Shqipëria, një pjesë e të cilëve vrasës, strehohen në Britaninë e Madhe, pasi kanë siguruar identitet të rremë me pasaporta false. Lidhur me këtë, BBC intervistoi shefin e sektorit të Interpolit në Tiranë, Artan Bajraktari.
A është e mundur të blesh në Tiranë një pasaportë britanike false?
Nga eksperienca që kam, nuk mund ta pohoj një gjë të tillë, ose të kem dijeni për një gjë të tillë, sepse sektori i Interpolit nuk merret me falsifikimin e dokumenteve, por një nga pjesët e punës sonë është edhe verifikimi i dokumenteve të udhëtimit për jashtë shtetit. Dhe, siç dihet, një nga elementët kryesorë për të realizuar të gjitha format e kriminalitetit, si të terrorizmit, narkotrafikun apo trafikimin e qenieve njerëzore apo mjeteve motorike, një element është edhe poseidimi i dokumenteve të falsifikuara ose të vjedhura në të bardhë, që plotësohen pastaj për këta elementë kriminalë. Kështu që nuk e përjashtoj faktin që, edhe në Shqipëri mund të ketë elementë të këtillë.
Gazeta shkruan se 40 kriminelë shqiptarë, shumica e tyre vrasës, sipas gazetës, po citoj, kanë hyrë në Britani me dokumente të falsifikuar. A është në dijeni Interpoli shqiptar apo strukturat e shtetit shqiptar të rendit për një fakt të tillë?
Jemi në dijeni, sepse këto informacione janë mbledhur nga policitë lokale dhe këta elementë kriminalë që kërkohen, një pjesë e tyre, janë të kërkuar në nivel ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare dhe pjesa tjetër janë me aktivitete kriminal, që, sipas informacioneve tona, na rezultojnë që këta qytetarë zhvillojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Dihet që në Mbretërinë e Bashkuar, në Belgjikë apo ndonjë vend tjetër të BE-së, ka shqiptarë me veprimtari të tilla kriminale. A merret Interpoli me ta? Në ç'mënyrë? A po ndiqen apo janë në pritje që të kryejnë vepra të tjera penale? Si veprohet me ta?
Më falni t'ju korrigjoj, po nuk ka pritje që të kryejnë vepra të tjera. Puna jonë është që t'i parandalojmë dhe t'i godasim në kohë këto veprime kriminale, kështu që këta elementë kriminalë, në qoftë se janë të evidentuar, në sajë të këtij bashkëpunimi që kemi me netuorkun e Interpolit, dhe në kuadrin rajonal, siç është SEC-i apo Europoli, të gjitha këto organizma policore merren me gjurmimin e këtyre elementëve kriminalë dhe aktiviteteve të tyre dhe nuk është në pritje. Ne si Interpol këto informacione i shkëmbejmë me homologët tanë, në qoftë se posedojmë të dhëna për shtetas shqiptarë që kanë aktivitet kriminal në Angli, në Itali, Gjermani a çdo vend: ky informacion i jepet vendit reciprok dhe ata e vlerësojnë dhe marrin masat e duhura për të verifikuar dhe, pastaj për ta thelluar më tepër këtë informacion për goditjen e këtyre elementëve kriminalë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi policor, ne kemi shkëmbyer informacione të tilla me vendet që ju përmenda, respektivisht me Belgjikën dhe me Anglinë, ku ka një pjesë shqiptarësh që jetojnë atje dhe jo të gjithë janë të inkriminuar.
Si mund ta vlerësoni z.Bajraktari, bashkëpunimin mes Interpol Tiranës me Interpolin në Londër?
Është i mirë, sepse në sajë të këtij bashkëpunimi, këtu në Shqipëri, janë dënuar disa shtetas shqiptarë që kanë kryer vepra kriminale, si vrasje, janë marrë me drogë, apo me rrëmbim personi në Mbretërinë e Bashkuar, ku kanë kryer këtë vepër dhe më pas për t'iu fshehur drejtësisë, janë kthyer në Shqipëri dhe janë proceduar, çështjet janë transferuar dhe ata janë gjykuar me sukses.