Nano: Mos më bëni shakatë e balotazhit
30/01/2005
Ruçi: Kryetari mban përgjegjësi, në rast se socialistët humbasin zgjedhjet, strukturat po humbi Nano
Kryetari i socialistëve ironizon deklaratat e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule,
Kryetari i Partisë Socialiste si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Gramoz Ruçi kanë kërkuar angazhimin maksimal të strukturave të Partisë në Sarandë, për fushatën elektorale. Ruçi, gjatë fjalës së tij, është shprehur se në rast se Nano nuk do të fitojë në këtë qytet, përgjegjës do të jenë vetëm forumet. Kjo për vetë faktin se kryetari i socialistëve do të jetë përgjegjës për fitoren ose jo të socialistëve në rang republike. Nga ana e tij, Nano, që ka shpallur zyrtarisht kandidimin në Sarandë, ka kërkuar fitoren e garantuar dhe jo balotazhin, siç doli katër vjet më parë Gramoz Ruçi, në zgjedhjet parlamentare. “Kam ardhur këtu për të ndenjur dhe për të mos u larguar më. Kështu që dëshiroj që atë shakanë e balotazhit, që bëtë me Garmozin, që fitoi me sa mbaj mend me 3000 vota, të mos e përsërisni. Për këtë arsye e hoqëm edhe balotazhin fare, pra dua dhe e theksoj që ata 8500 njerëz të jenë votues të mitë”.
Përplasja
Gjatë aktivit socialist, Nano nuk ka ngurruar që të replikojë dhe me anëtarët e degës së PS-së. Një nga drejtuesit lokalë të PS-së i ka drejtuar vërejtje të forta Nanos për qeverisjen aktuale, qeverisje, e cila, sipas tij, i heq moralin çdo lloj kërkese për votë nga elektorati. Këtij reagimi, kreu i socialistëve iu përgjigj: “Vërtet jemi në një familje, por mos mendon ti se në një familje nuk ka rregulla. Në familje flitet parç dhe mbrapç. Më thua se nuk votojnë, se nuk ka rrugë, ujë dhe drita. Mos mendon se kam marrë rulin me vete, apo vjen këtu nga kafeneja. E theksoj, nuk duhet të ngremë probleme kafenesh, por të jemi seriozë në ato që trajtojmë. Më thua se ka papunësi, unë të pyes se sa është përqindja e të papunëve?”.
Aleancat
Në nisjen e fushatës elektorale, Nano nuk ka harruar të ironizojë si përpjekjet gjysmake dhe për rrjedhojë naive të OMONIA-s, në drejtim të një kandidimi më vete. Për Nanon, kjo në logjikën elektorale ka kuptimin e rreshtimit kundër. Nano ka përdorur tone të drejtpërdrejta, duke mos ngurruar të përmendë lidhjet e interesit që e lidhin elektoratin e kësaj organizate me qeverisjen socialiste dhe kujdesin e treguar prej saj në këtë drejtim. Nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruçi, është shprehur se "aleatëve u kemi dhënë poste dhe kur nuk na duhej vota e tyre në parlament në 1997 apo 2001, por ata, tani që na duhen 5 vota, na i zënë në gojë". Në këtë mënyrë socialistët janë shprehur se janë aleatët e tyre që nuk i kanë qëndruar marrëveshjeve.