Si merren droga nga mjeku
30/01/2005 Morfina, amfitamina, peditina, merren me recetë të firmosur nga tre mjek
Ekziston vetëm një farmaci në Tiranë, e fshehtë, me portë hekuri
Janë të ndaluara me ligj në Shqipëri, por në Tiranë gjendet një farmaci që i tregton. Nuk është e lehtë ti marrësh duhen të paktën tre firma mjeku. Para nëntëdhjetës, farmacia e vetme që i tregtonte drogat e forta ishte në Rrugën e Durrësit. Tani e vetmja farmaci që i tregton është e izoluar. Me derë të blinduar dhe kasafortë ku sigurohen drogat, vjedhja e tyre është bërë e pamundur, ndërsa thonë se për të mbërritur deri tek ato me mënyra të tjera është gati e pamundur, pasi duhet të jesh i pajisur me një recetë të firmosur nga tre mjekë të onkologjikut.
Nuk është më e njëjta që i ka shitur para viteve ’90. Sipas mjekëve, është një gjë shumë e mirë që shitja e drogave të forta është kufizuar vetëm në një farmaci, sepse në këtë mënyrë kontakti i toksikomanëve me to bëhet edhe më i vështirë. “Sigurisht, për ta nuk është e pamundur të gjejnë mënyrat për të mbërritur te morfina apo petadina, nëse kanë krijuar gjendje varësie me to. Duket se është e vështirë t’i ndalosh”, shprehet onkologu i vjetër Nun Theodhosi. Ai ka punuar në spitalin onkologjik për shumë vite, derisa ka dalë në pension dhe thotë se drogat e forta u janë rekomanduar gjithnjë pacientëve që kanë vuajtur nga sëmundje kanceroze, të shoqëruara me dhimbje të forta. “Droga të tilla jepen me recetë të posaçme dhe të firmosur nga tre mjekë. Kjo metodë, me sa di unë, vazhdon të ndiqet edhe sot”, tregon mjeku. “Morfina ka qenë një ndër drogat më të rekomanduara për të tillë pacientë. Ato shkaktojnë varësi te pacienti, por qëkurse ai vuan nga një sëmundje e pashërueshme, kjo nuk përbën më problem për të”, thotë mjeku. Droga si morfina dhe petadina lëshohen me recetë të posaçme nga mjeku edhe për të sëmurët me gurë në veshka apo ato që vuajnë nga krizat e tëmthit, për të lehtësuar dhimbjet. Tjetër gjë ndodh me amfitaminat, të cilat janë shitur edhe pa receta para viteve '90, por që në fakt kanë efekte të një droge të vërtetë. Amfitaminat, metamfitaminat dhe drogat si “Ecstasy”, të dala vitet e fundit janë stimulues të sistemit nervor qendror. Amfitaminat presin oreksin dhe provokojnë një ndjesi të fitimit të fuqive, besimit në vetvete, të të ndjerit mirë dhe të euforisë. Pas një përdorimi të zgjatur, ato mund të shkaktojnë nervozizëm, anoreksi, pagjumësi, axhitim, dridhje. Kjo pasi shohen efektet kardiovuskolare, të cilat nënkuptojnë rritje të presionit arterial dhe aritmi kardiake. Amfitaminat penetrojnë shpejt në gjak, kështu që dhe efekti i tyre është shumë i shpejtë.