Bashkia: Nuk u morën masat e sigurisë për karburantet në Port
VLORE - Pas 1 muaji nga kërkesa për bllokimin e përpunimit në portin e Vlorës të anijeve me karburant e gaz të lëngshëm, puna ka vijuar pa ndërprerje.
Qëllimi i kërkesës erdhi si masë parandaluese për të shmangur ndonjë ngjarje të rëndë nga mungesa e masave të sigurisë, siç ishte katastrofa e ndodhur në Gërdec. Iniciativa ishte e vetë Bashkisë së Vlorës, e cila duke e vlerësuar si një nga pikat më të rrezikshme për popullatën shkarkimin e karburanteve dhe të gazit të lëngshëm në port, kërkoi nga drejtuesit e tij dhe Ministria e Transportit marrjen e masave të sigurisë. Sipas krerëve të bashkisë, komunikimi institucional ka munguar ndërsa vijojnë polemikat mbi sigurinë, në të cilën bëhet përpunimi i karburanteve në kalatën e portit. Pas ngjarjes në Gërdec, kryebashkiaku Shpëtim Gjika ka kërkuar një informacion mbi sigurinë e përpunimit të këtyre produkteve me rrezikshmëri të lartë, ndërsa kërkesa e tij është drejtuar në Drejtorinë e Portit të Vlorës, në prefekturë, Ministri të Transporteve dhe në Kryeministri.
Nga ana e tij, drejtori i portit, Kreshnik Alimerko, pohoi se gjatë këtyre viteve janë marrë masa për plotësimin e kushteve të sigurisë në importin e gazit dhe eksportin e naftës. Megjithatë, sipas tij zgjidhja e vetme është ndërtimi i portit të Petroliferës, duke e shndërruar portin aktual vetëm për përpunim të anijeve me udhëtarë dhe mallra. q.b