Mediu shtëpi 186 mijë euro, Edi Rama paguan borxhe
Kryebashkiaku i metropolit shqiptar, Tiranës, Edi Rama mund të cilësohet si politikani më i varfër në Shqipëri.
BLEDAR HOTI
Lideri i PS-së, në baza të dhënave zyrtare nuk disponon në Shqipëri asnjë llogari bankare rrjedhëse, apo depozitë. Edhe pse prej shtatë vitesh, si kryetar i Bashkisë, Edi Rama është zyrtari shqiptar më i varfër në Shqipëri, duke u mbajtur vetëm nga rroga e tij mujore. Prej më shumë se katër vitesh kryebashkiaku deklaron në zyrën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, se shlyen një kredi që kap shifrën prej 163.225 lekë të reja. Kjo është e vetmja shumë e deklaruar nga ana e Ramës, në lidhje me ndryshimet që i kanë ndodhur atij gjatë vitit 2007, e cila paguhet në formë kësti për çdo muaj, në një vlerë prej 16.322,5 lekësh. Ndërsa detyrimi i mbetur nga kredia, pjesa e pashlyer kap shifrën në total 1.376.050 lekëve. Në formularin e pasurisë së depozituar, gjithsej në dy fletë të vetme, kryebashkiaku Rama mësohet se nuk ka asnjë detyrim financiar tjetër, si dhe nuk ka hapur gjatë vitit 2007 asnjë llogari bankare të re, apo dhe të ketë shtuar pasuritë e patundshme. Ndërsa paga mujore e kryebashkiakut e deklaruar, e marrë në total ndër vite, është 1.641.271 lekë. Në këtë shumë të deklaruar përfshihen dhe dietat e përfituara nga kryebashkiaku gjatë një viti. Rama është në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës që prej 20 tetorit të vitit 2000. Në vitin 2007, Rama nuk ka kryer asnjë kursim dhe nuk ka realizuar asnjë shtim të parave në llogari bankare që mund të ketë. Dorëzimi i deklaratës së Pasurisë nga ana e Ramës është kryer në afatin e fundit ligjor, më 31 mars të këtij viti. Inspektorati i Deklarimit të Pasurisë, ndërkohë pas mbledhjes së pasurive të mbi 3700 zyrtarëve pritet të nisë procesin e verifikimit të pasurive të tyre. Debatet e përhershme mes pozitës dhe opozitës për pasuritë e politikanëve u ndezën një muaj më parë, ku vetë kryeparlamentarja Topalli akuzoi se, do të nxirrte pasuritë e të gjithë, do hapeshin letrat e gjithë politikanëve, duke akuzuar në seancë dhe kryesocialistin Edi Rama.
Edi Rama
Paga dhe shpërblime
1.641.271 lekë
si kryetar bashkie
Detyrim shlyerje kredie
163.225 lekë
Detyrim i mbetur 1.376.050 lekë
Topalli, paguan 2300 euro për studimet e së bijës në Francë
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka shtuar pasuritë e saj të patundshme për vitin 2007 me 2350 metër katrorë. Ajo ka arritur të blejë një tokë në zonën Baks-Rrjollit, në zonën e Velipojës, me një sipërfaqe prej 2.000 m2. Vlera e tokës së blerë është 4.000.000 lekë, si dhe pasuria është e përbashkët me bashkëshortin e saj. Në bazë të deklaratës së pasurisë së paraqitur nga vetë kryeparlamentarja, Topalli ka në gjendje monetare një pasuri prej 2.700.000 lekësh. Dhe kjo pasuri llogaritet vetëm për vitin 2007. Ndërsa bashkëshorti i saj ka një pasuri rreth 2.000.000. Gjithashtu si llogari bankare bashkëshorti disponon dhe 8500 dollarë amerikanë. Ndërkohë që të ardhurat vjetore të kryeparlamentares, ku përveç pagës përfshihen dhe shpërblimet e marra, shkojnë në 3.286.221 lekë të rinj. Ndërsa mësohet se, kryeparlamentarja pritet të përfitojë dhe disa apartamente dhe dyqane në një sipërfaqe prej 350 m2, pasi po ndërtohet një pallat në tokën ku ndodhet pronësia. Ndërsa një pjesë e shpenzimeve është edhe pagesa e shkollës për vajzën e saj, e cila studion në Strasburg. Shuma vjetore është 2300 euro, si taksë e shkollës.
Jozefina Topalli
Të ardhura neto nga paga 3.286. 221 lekë
Pakësim i likuiditeteve të përfituara
nga kompensimi i pronave familja Çoba 3.000.000 lekë
Tërheqje e depozitës në Bankën Credins 2.000.000 lekë
(kanë mbetur dhe 1.000.000 lekë) Shtim nga kursimet e të ardhurave vjetore
“Banka Credins” 1.000.000 lekë
Mbetur Cash nga tërheqja e llogarisë
rjedhëse e të ardhurave vjetore 200.000 lekë
Detyrim për shkollimin e vajzës në
Strasburg 2300 euro
Ndoc Topalli (bashkëshorti)
Pakësim depozite në “Pro Kredit” 400.000 lekë
Në “Pro Kredit” nr. llogarie 300.000 lekë
Shtim depozite në “Pro Kredit” 4500 USD
Dega Shkodër (Totali rreth 8500 USD)
Llogari rrjedhëse në BKT,
Si aktivitet tregtar, fitimi neto 1.600.000 lekë
Mbi pronën e deklaruar më parë
Firma “Curri” sh.p.k., do të ndërtojë
pallat, përfitimi 350 m2
Tokë-arë e blerim, me sipërfaqe 2000 m2 4.000.000 lekë
Në fshatin Boks-Rrjoll, Shkodër
numri i zyrtareve
Data 15 prill ka përkuar me përfundimin e afatit ligjor për depozitimin e deklaratave të pasurive të 3847 zyrtarëve në shkallë vendi. Por, jo të gjithë zyrtarët e kanë realizuar këtë detyrim ligjor. Ndërsa ILKDP-ja ka gjobitur 116 zyrtarë, ndërsa ka paralajmëruar 96 zyrtarë të tjerë mes të cilëve, dy prej tyre janë deputetë. Nëse këta 96 persona nuk argumentojnë shkeljen e afatit ligjor, atëherë Inspektorati do t’i gjobisë ata, sipas ligjit në fuqi.
Kosta Barka shtëpi në Sarandë, lekë nga bordet e këshillat
Përfaqësuesi i PBDNJ-së, Koço Barka të vetmet pasuri të shtuar në vitin 2007 ka një apartament të ri në qytetin më të lakmuar të jugut të Shqipërisë, në Sarandë. Ministri i Punës dhe Çështjes Sociale, në deklarimet e pasurisë së bërë për vitin 2007 nuk ka vendosur vlerën e apartamentit që ka në pronësi në Sarandë. Pronësia e këtij pallati është përgjysmë me familjarët e tjerë. Ndërsa që prej vitin 2006, ministri i Punës ka marrë kredi pranë “Raiffeisen Bank”, me një shumë prej 5.000.000 lekësh të reja. Kredia e marrë ka një interes vjetor prej 3 për qind. Afati i akordimit të kësaj kredie është 146 muaj, ose 13 vjet. Në vitin 2007, ministri Barka ka shlyer 316.538 lekë, ndërsa i ka mbetur pa u shlyer një shumë prej 4.638.462 lekësh. Barka përpos pagës së ministrit, në deklaratën e pasurisë shquhet për vjelje fondi brenda dikasterit që ai drejton, si drejtues i bordeve të ndryshme. Vetëm nga shpërblimet e ndryshme ka marrë 100 mijë lekë të reja. Ndërsa Këshilli Kombëtar i Punës ka marrë për vitin 2007 shumën prej 19.600 lekësh. Ndërsa Këshilli Administrativ trepalësh e ka paguar atë me shumën prej 12.600 lekë.
Kosta Braka
Paga bruto
1.954.200 lekë
Shpërblime 190.000 lekë
Pagesë anëtar fondi
19.960 lekë
Kontratë kredi bankare
për blerje 1 apartamenti
5.000.0000 lekë
Paguar kredi për 2007
316.538 lekë
Apartament, sip. 90 m2
në Sarandë s’ka vlerë
Mediu merr 300 mijë euro kredi, Basha i shlyen borxhet
Një ministër merr 300 mijë euro kredi, ndërsa një tjetër shlyen borxhet prej mbi 200 mijë euro.
BLEDAR HOTI
Kjo është panorama e kabinetit qeveritar Berisha, ku ministri Lulzim Basha, aktualisht në postin e kryediplomatit, ka shlyer të gjitha kreditë e marra ndër vite, duke u pastruar nga borxhet karshi bankave. Ndërsa Fatmir Mediu, i cili përpara një muaji kishte postin e ministrit të Mbrojtjes, ka marrë një kredi bankare marramendëse prej 300 mijë eurosh, me qëllim blerje shtëpie. Ish-ministri Mediu përpos kësaj shume, vazhdon të paguajë dhe një kredi tjetër të dytë e marrë në vitin 2002 me një vlerë 5 milionë lekë të reja.
Shtëpia e Mediut
Kryetari i PR-së kredinë e marrë nga BKT-ja, më 19 shtator të vitit 2007 me një vlerë prej 300 mijë eurosh e ka përdorur për të blerë një shtëpi në zemër të Tiranës. Në bazë të deklaratës së pasurisë shtëpia e blerë kap shifrën e 186 mijë eurove dhe ndodhet në bulevardin “Zhan D’Ark”, ndërtuar rreth viteve 1940, përgjatë Lanës. Sipërfaqja e shtëpisë është 220 metër katrorë. Nga kredia e marrë, ish-ministri duhet të paguajë në muaj një shumë prej 3084 eurosh. Ndërsa kredia e marrë prej 300 mijë eurosh është marrë me një interes mujor prej 4 %. Deri më tani, më 31 dhjetor 2007, ish-ministri ka paguar 9134 euro. Ndërsa në kredinë e parë të marrë në “Raiffeisen Bank”, kësti mujor shkon në 23700 lekë. Deri më tani janë paguar 142.200 lekë, si dhe kamë mbetur gjithsej 4.303.167 lekë. Në total familja Mediu duhet t’i paguajë bankave në muaj një shifër në rreth 390 mijë lekësh të rinj. Ndërsa të ardhurat vjetore të familjes janë 2.867.985 lekë të rinj.
Borxhet e Bashës
Ministri i Jashtëm Lulzim Basha, ka shitur shtëpinë e tij në Utreht të Holandës për të shlyer borxhet që kishte. Në deklaratën e pasurisë përcaktohet se, vlera e shtëpisë së shitur është 257 mijë euro. Nga kjo vlerë e përftuar, shuma prej 199.766 eurosh ka shkuar për të shlyer kredinë e mbetur. Pjesa e mbetur nga shitja prej mbi 57 mijë eurosh, sipas Bashës, ndodhet në bankën në Holandë, në Post Bank. Ministri gjatë vitit 2007 ka shlyer dhe këstin e fundit të kredisë për shtëpinë që ka blerë në rrugën Dervish Hima, në Tiranë. Kësti i fundi i shlyer është 35 mijë USD. Ndërsa bashkëshortja e tij ka arritur që të fitojë një shumë prej 45 mijë eurosh gjatë vitit të kaluar. Shuma në fjalë është arritur falë shitjes së makinës tip “Mercedez Benz”. Kjo shumë gjendet si llogari bankare në “AlphA Bank”. Benzi i deklaruar më parë kishte një vlerë prej 72 mijë eurosh. Pasuria e familjes Basha në një vit është shtuar me mbi 100 mijë euro. Ndërsa ish zv.kryeministrit i është shtuar pasuria vetëm me 3 milionë lekë të vjetër, duke shitur një makinë tip “Volkswagen” të vitit 1993. Ndërsa shlyen kredi prej 10 mijë eurosh të marrë në “Tirana Bank”. Deri më tani ka shlyer 2.304 euro.
Topi, makinë 10 mijë euro vajzës, Edi Rama i paguan bursën
Mund të jetë akoma dhe sot e kësaj dite për shumicën e shqiptarëve një ëndërr, por jo për familjen Topi, që gjyshi t’i dhurojë mbesës 10 mijë euro, me qëllim për të blerë një makinë me rastin e ditëlindjes. Në deklaratën e pasurisë së presidentit Topi, është shtuar një makinë tip “Peugeot”, e cila i përket vajzës së parë të tij, Nada. Makina ka kushtuar 10 500 euro. Kjo është bërë dhuratë nga gjyshi për mbesën e tij me rastin e 20-vjetorit të lindjes së saj. Gjatë vitit 2007, familjes presidenciale Topi i janë shtuar në arkën e kursimit një shumë rreth 8 milionë lekësh. Ndërsa kanë shpenzuar 170.986 lekë, duke e tërhequr këtë shumë nga llogaria bankare rrjedhëse në “Credins Bank”. Ndërsa familjes i është shtuar dhe një banesë e re, e cila u ndërtua me një sipërfaqe prej 90 metër katrorë. Kjo banesë përfiton, pasi po ndërtohet mbi truallin që familja ka si trashëgimi. Deri më tani për ndërtimin e kësaj godine janë shpenzuar 1.050.000 lekë. E veçanta në deklarimin e pasurisë së presidentit është se vajza e dytë e tij, Etida paguhet me një rrogë nga kryebashkiaku Edi Rama. Si nxënëse e dalluar, asaj i është akorduar një bursë nga Bashkia e Tiranës një shumë prej 60 mijë lekësh të rinj për vitin 2007. Ndërsa si shpenzime vjetore, Topi paguan për vajzën e parë, Nadën një shumë prej 4 mijë euro. Kjo vlen për shkollimin e së bijës në universitetin privat “Luarasi”. Si shpenzime të tjera përfshihen, kredi e shtëpisë me një vlerë prej 58.000 lekësh dhe 1 mijë euro për makinën.
Bamir Topi
Blerje makine tip “Peugeot”,
në emër të vajzës Nada Topi 10.500 euro
(10.000 euro dhuratë nga gjyshi)
Banesë në proces ndërtimi,
1 kat sip. 90 m2+bodrum
pronë e trashëguar 1.050.000 lekë
Llogarie rrjedhëse
krijuar te “Raiffeisen Bank” 695.262 lekë
Llog. Rrjedhëse në BKT
në emër të bashkëshortes 139.666 lekë
Të ardhura në formë burse vajzës,
akorduar nga bashkia Tiranë 60.000 lekë
Detyrime për t’u paguar për
studimet e vajzës Nada Topi
Universiteti “Luarasi” 4.000 euro
Kredi për shtëpi banimi
nga Enti Kombëtar i Banesave 58.000 lekë
Detyrim nga deklarimi i mëparshëm
për blerje autoveture 1.000 euro
Fatmir Mediu
Kredi për shtëpi
nga BKT-ja
300 mijë euro
Kredi nga 2002 nga “Raiffeisen Bank”
5 milionë lekë
Shtëpia e blerë Sip. banimi 220 m2
186.000 euro
Këst kredie në muaj 3048 euro
Totali i të ardhurave si familje
2.867.985 lekë
Lulzim Basha
Shitur shtëpia në Holandë 257.000 257 000 euro
Nga kjo shumë është paguar kësti
i kredisë së shtëpisë
199.726 euro
Llogari bankare në
“Post Bank”, Holandë 57.274 euro
Shlyer kësti i fundit
pallati rr. “D.Hima” 35.000 USD
Shlyer rentë për kredinë e shtëpisë në Utreht 10.407 euro
Shitur makina Benz 45.000 euro
Llogari “Alpha Bank”, Tiranë 45.00 euro
Gazmend Oketa
Kredi “Tirana Bank”
Principali 10 mijë euro
paguan 2.304 euro
Shitje autoveture
“Volkswagen”, prodhim i vitit 1993 300.000 lekë
Paga si deputet janar-mars 2007
658.000 lekë
Paga si zv.kryeministër
mars-dhjetor 2007 1.361.999 lekë
Kryetar i bordit FSHZH-së 59.644 lekë
Paga e bashkëshortes 346.536 lekë
Enkelejd Alibeaj
Çelje llogarie bankare BASH 166.320 lekë
Llogari rrjedhëse në “Raiffeisen Bank” 1.194.991 lekë
Paga dhe shpërblime si ministër 201.470 lekë
Të ardhura si drejtor i DKBAA
pranë Këshillit të Ministrave 1.148.093 lekë
Të ardhura nga shkolla e
Magjistraturës 74.720 lekë
Të ardhura nga komisioni i Hartimit të tezës së Noterisë 35.000 lekë
si jurist pranë ATK-së 271.886 lekë