Shefi i policisë
Një shef policie sa herë që dilte nga stacioni i policisë mbante nga pas dy policë të tjerë, vartës të tij, të cilët e shoqëronin.
Të tjerët sa e shikonin, komentonin: “...ja doli shefi, me dy policët budallenj...”. I shkojnë fjalët shefit dhe ai vendos që t’i provojë policët nëse janë budallenj me të vërtetë apo jo.
Pasi i thërret të dy policët në zyrë, shefi i thotë të parit:
-Shko në shtëpinë time dhe shiko pak nëse jam aty apo jo...
-Në rregull shef, - thotë ai dhe ikën me vrap.
Ndërkaq, polici tjetër po qeshte me shokun e vet. Shefi i kënaqur mendon që të paktën një nga shoqëruesit e kishte në rregull, megjithatë e pyet se pse ai po qeshte.
-Po ja o shef, me atë budallain që iku me vrap. Këtu e kishte telefonin...
23 Prill 2008