E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto: “Ne mund ta mposhtim Mançesterin”



Samuel Eto’o këmbëngul se Barcelona mund ta mundë Mançester Junaitid në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, edhe pse skuadra katalanase gjendet në një pozicion jo të mirë. Barça do të presë në “Kamp Nou” “Djajtë e kuq” në një nga përplasjet më eksituese në futbollin europian. Kamerunasi është i bindur se kryesuesit aktualë të Premier Ligës janë favoritë të përparojnë në finale e Moskës, por përpara kësaj duhet të largojë nga rruga ekipin e Frenk Rajkard. “Unë kam të njëjtin respekt për Mançester Junaitid, ashtu siç shpresoj se dhe ata kanë për ne”, -tha sulmuesi. “Sigurisht, që Junaitid është favorit, por kjo më motivon mua më shumë, dhe ne do ta shikojmë çfarë do të ndodhë”. Blaugranasit shpresojnë të mos pësojnë gol në shtëpi, për të përfituar nga ndonjë gol në transfertë në ndeshjen e dytë në “Old Traford”. Eto’o vlerëson shumë trajnerin e Mançesterit. “Ferguson është një më të mirët në botë, por ai nuk ka fituar gjithmonë tituj”, - tha Eto. “Këtu (në Spanjë) është një tjetër kulturë nga ajo e Anglisë. Kur gjërat shkojnë keq, njerëzit duan të pushojnë”.

Liga e Kampioneve
Gjysmëfinalet
Dje
Liverpul-Çelsi
Sot
Barcelona-Mançester J.

Kompanitë e basteve
Barcelona-Mançester J.
Betexplorer
2.42 3.02 2.89
Admiral
2.40 2.90 2.90
Bet-At-Home
2.35 3.10 3.00
William Hill
2.50 3.10 2.90

Bufon: “Gatuzon e ëndërron çdo ekip”

Juventusi është i gatshëm të hyjë në merkaton për vitin e ardhshëm. Dy emrat e parë të përfolur janë Amauri i Palermos e Flamini i Arsenalit. “Unë nuk di shumë rreth këtyre negociatave”, - tha portieri i Juventusit, Bufon. “Por, unë mund të them se nëse Juventusi dëshiron të jetë kompetitiv në dy fronte për sezonin e ardhshëm, Serinë A dhe e Ligën e Kampioneve, dy apo tre lojtarë të rinj nuk do të mjaftonin”. Mediat italiane kanë shtuar zërat se Xhenaro Gatuzo mund të lërë Milann në fund të sezonit. Bufon beson se çdo ekip, përfshirë edhe Juventusin, do të donin ta kishin në gjirin e tyre. “Gatuzo te Juve? Ok. Sinqerisht unë nuk e di nëse ai do të largohet nga Milani, por gjithkush e pëlqen atë, çdo ekip do të ishte me fat po ta kishte”, -shpjegon Bufon. “Ai ka vlera morale që bashkon ekipin më shumë se kushdo tjetër”. Bufon bën publik edhe një fakt tjetër tërheqës, duke thënë se ai mund të lajë për Italinë në Lojërat Olimpike të Pekinit. “Olimpiada? Një gjysmë propozimi më është bërë”, - rrëfen portieri. “Por, unë nuk dua të zë vendin e dikujt që e ka fituar të drejtën të jetë aty”.

Milan-Juve, “luftë” për Adebajor

Agjenti i lojtarit Adebajor, Vinçenzo Morabito pretendoi se sulmuesi i Arsenalit është monitoruar nga gjigantët italianë, Milan dhe Juventusi. Morabito pohpi se ndërkombëtari togolez mund të marrë oferta edhe nga klube të tjera italianë, që janë në gjurmët e sulmuesit të ri. “Milani e ka ndjekur atë, po ashtu edh Juventusi. Ai është një lojtar i ri, dhe në kontrast me lojtarë të tjerë si Didier Drogba, ai mund të ketë një karrierë të gjatë pasi mosha është në anën e tij”. Edhe Interi është në kërkim të shërbimeve të Adebajor. Sulmuesi, 24 vjeç, ka shënuar 21 gola në Ligën angleze, i treti për nga numri i golave pas Fernando Torres i Liverpulit dhe Kristiano Ronaldo i Mançesterit, golashënuesi më i mirë.

Bajerni, probleme me vijën e parë

Bajerni i Munihut do të përballet me Zenit Petersburg në gjysëmfinalen e parë të Kupës UEFA, duke pasur mungesa thelbësore në linjën e sulmit. Luka Toni, sulmuesi i momentit, do të mungojë për shkak të kartonëve të verdhë, ndërsa Miroslav Kloze u dëmtua në finalen e Kupës së Gjermanisë. Edhe Lukas Podolski e Jan Schlaudraff nuk janë ende të gatshëm. Frank Riberi i shtohet listës së mungesave.

Kahn, këshilltar sportiv i ZDF

Oliver Kahn e ka gjetur tashmë punën e re. Kapiteni emblematik dhe portieri i Bajernit të Munihut, i cili do të varë këpucët në gozhdë në përfundim të sezonit, është kontaktuar nga televizioni gjerman ZDF për të qenë këshilltar sportiv.

Vidhet vila e Frank Rajkardit

Frank Rajkard dhe familja e tij përjetoi një moment të çuditshëm. Trajneri i Barcelonës pas vilën e tij të plaçkitur në natën midis së dielës e së hënës, kur ai nuk ndodhej në shtëpi. Lajmin e dha gazeta spanjolle “El Mundo”. Vjedhësit morën bizhuteri dhe sende me vlerë. Policia e konsideroi punën si shumë “profesionale”.

23 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›