Bashkia Pogradec miliona lekë borxhe qytetarëve
24/02/2010 Gjykata e ka detyruar këtë institucion të zhdëmtojë disa familje dhe biznese
Kryesisht vendimet kanë të bëjnë me largime nga puna dhe shembje objektesh
POGRADEC- Bashkia Pogradec është zhytur në miliona lekë borxh, të cilat do të shlyhen nga taksapaguesit e këtij qyteti. Këto para nuk do të shkojnë për investime dhe për rritjen e mirëqenies së banorëve, por në shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve. Më konkretisht, Bashkia e Pogradecit, Këshilli i Bashkisë, apo dhe KRRT-ja kanë nxjerrë vendime për prishje objektesh apo edhe për largime punonjësish nga puna, por që organet e drejtësisë dhe veçanërisht Gjykata e Apelit në Korçë i ka rrëzuar tërësisht ose pjesërisht ato, pasi ka gjetur shkelje, për sa u përket procedurave ligjore të ndjekura nga ana e Bashkisë Pogradec. Më këto veprime apo mosveprime Bashkia e Pogradecit ka kthyer në fatkeqe dhjetëra familje, të cilat tashmë kanë mbetur në mes të katër udhëve. Edhe pse gjykata ka vendosur për dëmshpërblimin e familjeve të dëmtuara, mjaft prej tyre nuk kanë mundur të marrin asnjë qindarkë deri më sot. Lista e familjeve të dëmtuara ka mbërritur edhe në zyrën e Përmbarimit në Pogradec, ku kjo e fundit ka kërkuar ekzekutimin e vendimit gjyqësor, ndërsa aktualisht gjendet në pritje të zbatimit të këtij vendimi. Për momentin ende nuk dihet nëse familjet e dëmtuara do të zhdëmtohen ose jo. Por edhe pse ka ndodhur kështu, edhe pse organet e drejtësisë u kanë dhënë të drejtë familjeve të dëmtuara, deri më sot nuk ka pasur asnjë person të vendosur nën hetim, madje vazhdohet të heshtet, sikur drejtuesit e Bashkisë Pogradec të ishin të paprekshëm nga ligji dhe Kushtetuta. Në këtë listë bëjnë pjesë vetëm familjet, ku emrat e tyre tashmë kanë mbërritur në zyrën e Përmbarimit, ndërsa burime zyrtare bënë të ditur se të tjerë emra do të vijnë në këtë zyrë, pasi organet e drejtësisë sapo kanë përfunduar shqyrtimin e tyre. Ndërkaq, mësohet se Bashkia e Pogradecit është e zhytur në borxhe edhe ndaj biznesit. Një rast i tillë u evidentua në marrëdhëniet që ka pasur kjo bashki me ish-firmën e pastrimit të qytetit, ku kësaj të fundit që nga viti 2003 e deri në vitin 2008 i detyrohet t’i kthejë për punën e kryer një shumë prej rreth 18.000.000 lekë.