Policët bashkiakë inspektim dhe në qarkullimin rrugor
24/02/2010 Fier, brenda vijës së verdhë. Do të merren kryesisht me parkimet e automjeteve
FIER- Ka disa ditë që Policia Bashkiake e Fierit ka nisur nga puna në qarkullimin rrugor, por brenda vijës së verdhë që është në kompetencë të Bashkisë Fier ku do të merret më shumë me sistemimin e automjeteve në parkim.
Risia
Lajmi konfirmohen nga kryebashkiaku, Baftjar Zeqo, i cili ka pohuar se: “Pas trajnimit disa ditor që policët bashkiak të Fierit zhvilluan në Bashkinë Tiranë kanë disa ditë që kanë filluar nga puna në Fier. Analiza e punës së tyre do të bëhet pas katër muajsh dhe kjo do të shikohet për të rregulluar mangësitë që do të vërehen në këto muaj të parë të fillimit të kësaj eksperience të re. Zeqaj ka pohuar më poshtë se Policia Bashkiake do të merret kryesisht me ato automjete që nuk parkojnë si duhet në rrugët e qytetit Fier ndaj shkelësve të rregullit të parkimit do të ketë dhe gjoba, të cilat do të vilen prej kësaj policie bashkiake. Sistemimi i parkimit të automjeteve do të bëjë atë që në ne gjashtëmujorin e dytë të këtij viti të rivëmë në jetë projektin e parametrave, (kasave të parkimit) atë projekt, i cili u vendos disa vite më parë, por që dështoi, jo për fajin e bashkisë, por për faj të firmës aplikuese të atij projekti. Zeqaj pohoi më tej se parkime pa pagesë do të ketë përballë disa institucione të rëndësishme apo edhe në ndërtime të reja që do të kenë parasysh që duhet të bëjnë projektet me parkim automjetesh.