E Shtunë, 31 Tetor 2026

Joakim Lëv:Turqit janë befasues

Vetëm pak orë pas kualifikimit të Kombëtares turke në çerekfinale kundër Kroacisë, trajneri i Kombëtares gjermane, Joakim Lëv, ka filluar menjëherë përgatitjet për ndeshjen gjysmëfinale. 

“Kombëtarja turke ka treguar gjatë këtij kompeticioni, se ndaj saj duhet të jesh i kujdesshëm gjatë gjithë kohës, pavarësisht rezultatit të ndeshjes. Ata janë të pallogaritshëm dhe kjo i bën shumë të rrezikshëm”. Kundërshtarin e radhës, Joakim Lëv e njeh mjaft mirë, pasi në sezonin 1998/1999 tekniku gjerman ka qenë në drejtim të skuadrës së Fenerbahçes dhe që prej asaj kohe ka një lidhje të ngushtë me Turqinë. “Kam shumë miq atje, me të cilët komunikojë shpesh me anë të telefonit”, deklaroi tekniku i përfaqësueses gjermane, Joakim Lëv. “Dyshja e repartit të mesfushës me Tomas Hicelsberger dhe Simon Rolfes ka bërë një paraqitje mjaft të mirë, duke i dhënë më shumë hapësirë kapitenit Mikael Balak. Me këtë ndryshim në mesfushë, ne ishim më shumë në kontakt me topin”, theksoi Lëv.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›