Terim: Do e vazhdojmë aventurën
Pas fitores me penallti kundër Kroacisë, Turqia arriti të kualifikohet për herë të parë në historinë e saj, në gjysmëfinalet e Evropianit.
Ditën e mërkurë, turqit do kenë përballë një kundërshtar të fortë si Gjermania, në luftën për të siguruar një biletë për në finale. “Ky është futbolli. Ne nuk duhet të dorëzohemi deri në momentin që arbitri sinjalizon fundin e ndeshjes. Ne arrijmë të gjejmë momentin e duhur për të shënuar gol. Për sa i përket penalltive, nuk ishim përgatitur aspak. M’u deshën vetëm pesë sekonda për të pyetur lojtarët se kush do gjuante dhe kaq mjaftoi. E kam thënë gjithmonë, Turqia është një vend me 70 milionë banorë dhe ka njerëz të shkëlqyer. Jemi një vend i madh dhe tashmë edhe një skuadër po aq e madhe. Në gjysmëfinale do përballemi me Gjermaninë, e cila do të jetë një ndeshje midis dy gjigantëve. Do jetë më e vështirë se të parat, por unë mendoj se kemi shanset për të vazhduar aventurën tonë. S’ka rëndësi se si kualifikohesh. Do japim më të mirën tonë”.