Biliç: Dalja shokuese mund të na dëmtojë
Trajneri i Kroacisë, Slaven Biliç, ende nuk e ka marrë veten nga ai eliminim shokues me Turqinë në çerekfinalet e kampionatit evropian.
“Ishte një nga eliminimet më shokues në historinë e futbollit. Të shënosh në minutën e fundit dhe gjithçka të barazohet një minutë pasi kishte mbaruar koha e rregullt... një eliminim i pamerituar. Djemtë e mi u treguan heroikë në fushën e lojës. Ndaj, më vjen vërtetë shumë keq që e përjetuan në këtë mënyrë, por s’patën aspak faj. Penalltitë janë lotari. Ajo që më tremb më tepër është se kjo gjendje do ndikojë gjatë te kombëtarja ime”, nënvizoi, Biliç.