Itali-Spanjë, spektakël i garantuar
Roberto Donadoni nuk ka dyshime. Për të dalë fitimtar nga sfida kundër Spanjës, Italia duhet të zhvillojë një ndeshje perfekte.
Atmosfera është nga më entuziazmueset në kampion “axurr”, ashtu siç dallohet qartë edhe gjendja emocionale në konferencën e djeshme për shtyp e trajnerit të përfaqësueses italiane. “Ndihem shumë i qetë në prag të kësaj sfide. Nuk ka aspak nevojë për të krijuar tension mbi një takim të tillë, pasi ashtu si unë edhe lojtarët e mi e dinë mirë se, ditën e nesërme (sot), duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte për të kërkuar suksesin ndaj spanjollëve. Ashtu siç e kemi parë të gjithë deri tani, Luis Aragones ka ndërtuar një skuadër të shkëlqyer dhe mbi të gjitha shumë të fortë. Lojtarët e saj janë shumë të shpejtë me lëvizjet e tyre dhe mund të vënë fare thjeshtë në vështirësi cilëndo skuadër. Shumë prej talenteve spanjolle, luajnë në disa prej klubeve më të mëdha në botë, por në të vërtetë, ndryshe nga rezultatet që ata kanë arritur të sigurojnë me klubet e tyre, nuk kanë arritur t’i përsëritin me kombëtaren. Në këtë mënyrë, kjo është një mundësi më shumë për të kërkuar me çdo kusht fitoren, pasi nuk duhet të harrojmë se Spanja, nuk e arrin prej kohësh një gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Spanjollët janë të uritur për sukses, por e njëjta ndjenjë duhet të na shoqërojë edhe ne, për t’u konfirmuar më të mirët. Formacioni? Ashtu si ndaj Francës, nuk do të deklaroj asgjë, pavarësisht se mund t’iu konfirmoj se Aleberto Akuilani do të zbresë në fushë që nga minuta e parë. Për të zbuluar të tjerët, duhet të prisni fillimin e ndeshjes”, shprehet tekniku i italianëve, Roberto Donadoni.
Sulmi
Roberto Donadoni deklaron se e vetmja risi në skuadrën që do të zbresë në fushë kundër Spanjës sot në mbrëmje të stadiumin e Vienës, do të jetë romanisti, Alberto Akuilani. Në këtë mënyrë, fantazisti i verdhekuqve do të zëvendësojë të skualifikuarin, Andrea Pirlo. Pjesa tjetër e mesfushës duhet të plotësohet nga Perrota e De Rosi. Sulmi, vazhdon të jetë tabuja e Italisë. Në tri sfidat në grupe, Donadoni nuk i ka besuar dy ndeshje radhazi një sulmuesi, me përjashtim të Luka Tonit, pika e referimit. Në sfidën e parë ndaj Holandës, në krah të Tonit, ishin Di Natale e Kamoranezi. Ndaj Rumanisë, Aleks Del Piero e përsëri Kamoranezi, ndërkohë që ndaj Francës, Kasano e Perrota.
Xhixhi Bufon
“Çdo kundërshtar duhet të na mundë dy herë, pasi ne jemi një skuadër që nuk dorëzohemi deri në fund. Shumë thonë që Spanja është favorite ndaj nesh, por gjithsesi, për ta vërtetuar një gjë të tillë duhet të presim 90 minutat e sfidës së nesërme (sot). Është e vërtetë që ata kanë një skuadër të fortë, mbi të gjitha dy sulmuesit, Vila e Torres, por nëse ne respektojmë skuadrën e tyre dhe i frikësohemi, edhe Spanja duhet të ndjejë të njëjtën gjë nëse kërkon të na mundë”, deklaron Xhixhi Bufon.
Del Piero
Alesandro Del Piero pret me padurim përballjen ndërmjet Italisë dhe Spanjës. “Sigurisht që do të jetë një ndeshje shumë e kujdesshme nga të dyja skuadrat, pasi kundër njëri-tjetrit do të jenë përballë disa prej futbollistëve më të mëdhenj në botë. Nga ana tjetër, si ne, ashtu edhe spanjollët zhvillojmë një futboll të ngjashëm, zotërim të madh topi dhe shpejtësi nga krahët. Gjithsesi, vetëm pasi të zbresim në fushë, do ta kuptojmë më qartë një gjë të tillë. Unë në formacion? Pyetni Donadonin”.
Zinedin Zidan
Zinedin Zidane do të jetë të dielën në stadiumin ‘Happel’ të Vjenës për të parë ndeshjen Itali-Spanjë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i sponsorit të tij ‘Adidas’, Gregor Almassy. Ish-fenomeni francez do të ulet në tribunë dhe nuk ka nevojë të jesh magjistar për të kuptuar se për cilën skuadër do të bëjë tifozllëk, duke qenë se në fushë mund të jetë Materaci. Pavarësisht një karriere të suksesshme, “Zizu” është i famshëm mbi të gjitha për goditjen me kokë që i dha Materacit në Botëror.
Miroslav Klose
“Luka më dërgoi një sms. Më tha se kishte probleme me mikun e tij më të mirë, topin”. Miroslav Klose, sulmuesi i Gjermanisë dhe shok skuadre te Bajerni i Mynihut i Luka Tonit, shpjegon vështirësitë që sulmuesi i të kaltërve po has në Euro 2008. “Pas fitores sonë ndaj Portugalisë, - tregon Klose, - kemi komunikuar nëpërmjet sms-ve. Më tha se kishte probleme me mikun e tij më të mirë. E pyeta se cili ishte ky mik dhe ai m’u përgjigj: Topi. Miku i tij më i mirë nuk bën atë çfarë do ai”.
Iker Kasijas
Kapiteni i Kombëtares spanjolle, Iker Kasijas, paralajmëron shokët e tij të kenë kujdes: “Italia është favorite, sepse vetë historia e tyre e futbollit e tregon këtë. Ne duhet të vazhdojmë të luajmë me të njëjtën mënyrë me të cilën kemi mbërritur deri në këtë fazë të Evropianit. Duhet të bëjmë kujdes me lojën nga krahët, pasi kjo është një ndër pikat kryesore të lojës së ekipit të Roberto Donadonit, për të shfrytëzuar shtatlartësinë e Tonit. I druhem atij, ngaqë deri tani s’ka shënuar”.