Durrësi pa festë në natën e ndërrimit të viteve
TIRANE- Largimi i anëtarëve të djathtë nga mbledhja ka lënë këshillin bashkiak të Durrësit pa miratuar këshillin kulturor, i cili vendos për cdo projekt kulture.
Të djathtët janë larguar pas debateve të cilat nisën menjëherë pas miratimit të listës për të pastrehët që do të përfitojnë kredi të buta. Në fakt debati nisi gjatë diskutimeve për banesat sociale, por që nuk penguan miratimin e listës.
Mosmiratimi i këshillit kulturor lë Durrësin pa festë në natën e ndërrimit të viteve për shkak të mungesës së fondit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)