Dorëhiqen drejtorët e Bashkisë së Tiranës: Basha s’ka legjitimitet
TIRANË- ‘Drejtuesi i ri nuk ka legjitimitet’,. Kështu nis deklarata e dorëheqjes së 10 drejtorëve të bashkisë më të madhe të vendit si dhe administratorit të përgjithshëm, krye inspektorit të policisë bashkiake, si dhe kryeinspektorit ndërtimor.
Duke njoftuar dorëheqjen e tyre të parevokueshme, në deklaratën e tyre funksionarët e bashkisë argumentojnë se nuk mund të jenë punonjës të një lidershipi, të cilët ata e cilësojnë të pa legjitimuar.
“Me krenari për shërbimin e kryer deri këtu, ndaj qytetit tonë, me nderim për çdo qytetar, të cilit kemi pasur privilegjin t'i shërbejmë dhe me keqardhje, për pamundësinë që të vazhdojmë punën, nën një lidership pa legjitimitet moral, pavarësisht mbrojtjes që na ofron ligji, për të qëndruar në pozicionet tona, si nëpunës të shërbimit civil dhe shtetit, ne i deklarojmë opinionit publik, dorëheqjen tonë të parevokueshme nga detyra”,- thuhet në deklaratën e dorëheqjes së funksionarëve të Bashkisë së kryeqytetit.
Në deklaratën e tyre funskionarët shprehen se tashmë vlerat mbi të cilat ishte ngritur puna e tyre në bashki nuk ekzistojnë më.
“Fatkeqësisht, nuk ekziston më, as themeli moral, mbi të cilin ngrihet çdo institucion i pushtetit vendor, si shprehje e zgjedhjes së lirë e të ndershme të qytetarëve, të cilëve u shërben. Bashkia e Tiranës nuk përfaqëson më qytetin dhe qytetarët, por pushtetin politik, të tjetërsimit të vullnetit të tyre”,- vijon deklarata.
Mësohet se më parë kanë dhënë dorëheqjen dy nënkryetarët e bashkisë së Tiranës Albana Dhimitri dhe Vali Bizhga, Drejtoresha e Kabinetit Belinda Balluku, si dhe të gjithë anëtarët e Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë, Edi Rama.
LISTA E PLOTË E FUNKSIONARËVE TË DORËHEQUR:
Dritan Agolli Administrator i Përgjithshëm
Majlinda Dhuka Drejtor i Përgjithshëm
Sonila Qato Drejtor i Përgjithshëm
Albana Kociu Drejtor i Përgjithshëm
Viola Haxhiademi Drejtor i Përgjithshëm
Irfan Dashi Drejtor i Përgjithshëm
Arben Seferaj Drejtor i Përgjithshëm
Androkli Kokthi Drejtor i Përgjithshëm
Pal Doçi Drejtor i Përgjithshëm
Joana Bushi Drejtor Drejtorie
Flutura Pulaci Drejtor Drejtorie
Enton Punavija Drejtor Drejtorie
Afrim Qëndro Drejtor Drejtorie
Kujtim Spahiu Drejtor Drejtorie
Anila Shehu Drejtor Drejtorie
Hantin Bonati Drejtor Drejtorie
Ogerta Manastirliu Drejtor Drejtorie
Migena Vishko Drejtor Drejtorie
Julian Zanaj Drejtor Drejtorie
Zyhdi Dajti Kryeinspektor i Policisë Bashkiake
Ardit Kaja Kryeinspektor i Inspektoriatit Ndërtimor
(e.m/BalkanWeb)