E Shtunë, 31 Tetor 2026

Importi pa dogane Durres heret per fluks makinash

Hyrja në fuqi e mënyrës së re të taksimit dhe heqja e taksës së importit nuk ka regjistruar fluks të madh të automjeteve në doganën e Durrësit. Zyrtarë të kësaj dege doganore që është ndër më të mëdha të në Shqipëri bëjnë me dije se nuk ka hyrje të automjeteve. Flusi ka qenë krejt normal si në ditët e shkuara kur aplikohej taksa e importit.

Në doganën e Durrësit thonë se ende po presin disa udhëzime shtesë nga Ministria e Financave për të lehtësuar importin e automjeteve. Si në Doganë ashtu dhe në tregun e automjeteve të përdorura në Shën Vlash të Durrësit të thonë se që prej tre muajsh ka rënë ndjeshëm hyrja e automjeteve dhe shitja. Sipas tyre sapo nisi diskutimi për ligjin që do të hiqte taksën e importit pati rënie të interesit të blerësve për auomjete të çdo lloji.

Ndërkohë, tregtarët e mjeteve të përdorura thonë se aplikimi i këtij ligji është i padrejtë, pasi ata kanë paguar disa qindra mijë lekë për zhdoganimin e mjeteve që sot kanë nxjerë në shitje.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›