Ne Shqiperi, pse nuk ka bllokim kredish
Nga Eliana Xhani
Ne mjaft vende te Evropes Lindore dhe Qendrore kriza financiare ka shkaktuar ngadalesim te procesit te kreditimit te biznesit. Nga njera ane bankat jane me doreshtrenguara ne dhenien e kredive te reja
Nga ana tjeter mungesa e likuiditetit ne sektorin bankar ua veshtireson vete bankave dhenien e kredive. Bankat dhe bizneset ne Shqiperi shprehen se situata ne tregun bankar shqiptar megjithe nje ulje te lehte te volumit te kredise se re vazhdon te jete normale.
Ulja e kreditimit nga bankat e nivelit te dyte shton rrezikun e ashpersimit te krizes ne ekonomine reale. Fenomeni ka filluar te ndjehet edhe ne Shqiperi, ku volumi i kredise se re ka shenuar nje renie te lehte. Elvin Meka, Sekretar i Pergjithshem i Shoqates Shqiptare te Bankave shpjegon se: "Pa dyshim qe Shqiperia, si pjese e ekonomise evropiane, perjeton nje ngadalesim te rritjes se ritmit te kredive dhe shtrengim te procedurave te kredidhenies. Kjo do te thote, qe periudha e perpunimit te procesit te kredidhenies per cdo klient behet ne afate me te gjata kohore".
Ne vendet perendimore, qeverite u kane bere thirrje bankave te mos e ngadalesojne procesin e kreditimit per bizneset. Paketat e shpetimit per sektorin financiar, te miratuara nga qeverite e ketyre vendeve permbajne edhe garanci per bankat, ne menyre qe ato te rifillojne procesin e huadhenies mes tyre. Por bankat qe operojne ne Shqiperi, deri tani nuk e shohin te nevojshme te kerkojne masa te ngjashme nga qeveria shqiptare. "Deri me sot sektori bankar ne Shqiperi i ka menaxhuar mire te gjitha problemet qe lidhen me likiuditetin ne treg. Madje mund te themi, se nuk kemi pasur probleme me likuiditetin, nisur edhe nga baza e gjere e depozituesve. Edhe funksionimi i tregut nderbankar ne Shqiperi, deri tani nuk ka shenuar probleme", - shpjegon Meka.
Perfaqesues te bizneseve thone, se perballe krizes aktuale globale dhe renies se ritmeve te zhvillimit te ekonomise ne Shqiperi, ishte i pritshem nje reduktim i tille i volumit te kredise. Sipas tyre, nese ky reduktim shoqerohet me procedura te shendosha kredidhenieje, efektet do te jene madje rregulluese. Gjergj Buxhuku eshte administrator i pergjithshem i Konfindustrise ne Shqiperi: "Do te thoja se ishte e pritshme nje tkurrje e kreditimit ne kuptimin pozitiv, ne qofte se kjo do te shoqerohet me rregulla me te forta dhe nje perzgjedhje me cilesore te kredimarresve. Nga Konfindustria vihet re, se subjektet ekonomike qe japin garanci per stabilitetin dhe rikthimin e parave ne kohe, nuk kane patur probleme kreditimi."
Ne Shqiperi operojne mjaft banka me kapital te huaj, te cilat funksionojne si dege apo filiale te bankave te huaja, kryesisht perendimore. Pjesemarrja e tyre ne tregun bankar eshte vleresuar si nje nga faktoret pozitive, qe kane kontribuar ne zhvillimin e sektorit. Por, sot kur shume banka ne vendet perendimore jane prekur nga kriza financiare, rreziku per vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore ka te beje me mundesine qe bankat perendimore meme, qe kane pesuar humbje, te terheqin kapital nga filialet apo deget. Ne Shqiperi deri tani ky efekt negativ nuk eshte shfaqur, madje shifrat e publikuara deri ne muajin janar nga bankat tregojne, se disa banka po kapitalizojne edhe nje pjese te fitimi. "Deri me sot, te pakten nga sa rezulton nga shifrat e muajve janar-shkurt te ketij viti ajo cka veme re me kenaqesi eshte, se jo vetem qe nuk kemi pakesim por, perkundrazi shtim te kapitalit bankar. Pra nuk kemi terheqje kapitali, por kapitalizim te fitimit," thote Sekretari i Pergjithshem i Shoqates se Bankave shqiptare.
Nje aspekt i vleresuar si negativ per sektorin bankar, ka qene nje lloj diskrepance qe vihej re mes kredise ne valute dhe depozitave ne monedhen kombetare Lek. Persa kohe kursi i kembimit te Lekut me valutat ne te cilat jepet kredia eshte i qendrueshem, kjo nuk perben patjeter problem. Por, kur bizneset i gjenerojne te ardhurat e tyre kryesisht ne Lek dhe atyre u duhet te shlyejne detyrimet kreditore ne valute, luhatjet e kursit te kembimit mund te cenojne aftesite paguese. Sipas Sekretarit te Pergjithshem te Shoqates se bankave Shqiptare nderhyrjet ne kohe nga Banka e Shqiperise kane bere, qe ky rrezik te mbetet brenda kufijve normale.
I te njejtit mendim eshte edhe Gjergj Buxhuku, administrator i pergjithshem i Konfindustrise ne Shqiperi. "Nje dispropocion i tille mes kredise ne valute dhe asaj ne monedhen kombetare ka qene nje problem shqetesues, i cili vihej re per sa kohe Leku ka qene i forte ndaj valutave te tjera. Ky problem del ne pah kur prishet ekuilibri ne kurset e kembimit, ne disfavor te monedhes sone kombetare. Kosto e Lekut dhe rrjedhimisht e kredise ne pergjithesi eshte rritur disi, por ende nuk kemi te bejme me nje problem shqetesues per industrine prodhuese vendore", thote Buxhuku.