Bashkia, aksione kundër rritjes së çmimeve
Nenkryetari i Bashkisë së Tiranës, Drejtori i Agjensisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Drejtori i përgjithshëm i Tatim-Taksave dhe Drejtori i Policisë Bashkiake monitoruan sot tregjet me shumicë të kryeqytetit. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti, theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur të ndalojë fenomenin e përvitshme të abuzimit me çmimet në prag festash, por pa cënuar lirinë e tregut.
Katër grupe të përbashkëta të Agjensisë së Mbrojtjes së Konsumatorëve, Drejtorisë së taksave të Bashkisë dhe Policisë Bashkiake janë instaluar pranë katër tregjeve me shumicë të kryeqytetit, atij tek Uzina Dinamo, tregu ushqimor tek Qyteti i Nxënësve, Sheshi “Avni Rustemi” dhe Tregu i Shumicës tek 21 Dhjetori. Ndërsa grupe të tjera të përbashkëta monitorojnë tregjet me pakicë dhe supermarketet e kryeqytetit.
“Nuk kemi ndërhyrë dhe nuk kemi ndërmend të ndërhyjmë në mekanizmin e kërkesë-ofertës. Për ne, tregu i lirë është i shenjtë, por ne do të ndalojmë me çdo kusht spekulantët, ata që abuzojnë me çmimet në dëm të konsumatorëve, por njëkohësisht ne ndihmojmë edhe tregtarët, sepse u garantojmë atyre mjedisin e duhur, për një konkurrencë të lirë dhe të ndershme. /Start/
2011-12-13 13:17