Vranë bashkëkombësin në Greqi, pranga dy vëllezërve

Në pranga ranë vëllezërit Taip dhe Aurel Ramo, përkatësisht 23 dhe 22 vjeç, banues në Mborje.
Ata dyshohet për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim. Sipas policisë Korçë, dy vëllezërit dyshohet se kanë vrarë më 15 maj të vitit të shkuar shtetasi Erzen Methasa, 30-vjeç, lindur e banues në Peqin.
Nga hetimet ka rezultuar se në dt. 15.05.2010, në fshatin Eani, Kozanë, të Greqisë gjatë një grindje për motive të dobëta midis dy grupe të rinjsh shqiptarë, ku kanë qenë të përfshirë edhe dy autorët e mësipërm, ka mbetur i vrarë me mjete të mprehta shtetasi shqiptar Erzen Methasa.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se autorë të vrasjes së këtij shtetasi janë dy vëllezërit Teo (Taip) dhe Aurel Ramo. Për dokumentimin e kësaj ngjarje është punuar me metoda speciale hetimit nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit. /Start/
2011-12-13 12:15