E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet i dënuari me 4 vite burg

Shtetasi Dritan Basholli, 38–vjeç, lindur dhe banues në rrugën “Don Bosko” Tiranë, u arrestua mëngjesin e sotëm në rrugën ”Muhamet Gjollesha”.

Gjykata e Apelit, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burg për veprën penale të “Mashtrimit” në dëm të disa personave, e kryer më tepër se një herë”.

Shtetasi Dritan Shazimir Basholli, për veprim e të mëtejshme iu kalua Seksionit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në DPQ Tiranë, për ekzekutim të Vendimit Gjyqësor. /Start/

                                                                                             2011-12-13 13:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›