E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhuveli kontribuon në ndotjen e Krujës, gomat e fabrikës së tij digjen në furrat e gëlqeres së qytetit

Pasojat/ Tymi mbulon qytetin, guroret lëvizin themelet, qytetarët drejt spitaleve
Furra të shumta gëlqereje, gurore si dhe fabrika e çimentos po e çojnë Krujën drejt vdekjes. Qyteti që mbart me vete një pjesë të mirë të historisë së vendit tonë është mbuluar nga shtëllungat e tymit të zi të furrave të gëlqeres, si dhe të fabrikës së çimentos si dhe themelet po i tunden nga guroret. Asnjëra nga këto firma nuk i përmbahet kushteve bazë por punojnë pa kriter. Ankesat e banorëve kanë qenë të shumta por Ministria e Mjedisit është treguar e pafuqishme për ndalimin e kësaj kasaphane. Ato që i vuajnë pasojat janë qytetarët që për çdo ditë i drejtohen spitaleve për shkak të sëmundjeve të shumta që ju ka shkaktuar ndotja masive e ajrit.
Vendimet e Ministrisë së Mjedisit shërbyen për asgjë
Disa kohë më parë, Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli urdhëroi prishjen e të gjitha gropave të gëlqeres që ishin ngritur në Krujë. Ndaj dhe në zbatim të urdhrit nr. 545, i dhënë më datë 23.08.2006 të Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Z. Luftr Xhuveli, Për mbylljen e aktiviteteve të kundra ligjshme të prodhimit artizanal të gëlqeres në Krujë dhe Fushë-Krujë dhe transferimin e tyre në zona të studiuara nga data 04.09.2006 deri në datën 07.09.2006, u zhvillua aksioni i përbashkët ndërmjet strukturave të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Policisë Ndërtimorë dhe asaj të Shtetit për shkatërrimin e furrave të paligjshme të gëlqeres. Gjatë këtij aksioni ishte i pranishëm edhe vetë ministri. Por ky aksion zgjati vetëm disa ditë dhe prishi një numër të vogël të këtyre gropave. Vendimi i ministrit u harrua në një kohë të shkurtër. Vetëm një javë më pas, të gjithë pronarët e këtyre gropave e rinisën sërish aktivitetin e tyre. Askush nuk u kujtua më të vinte dhe të inspektonte zonën. Tani gropat e gëlqeres janë shtuar. Banorët e qytetit të Krujës shprehen se, në kohën që u dha urdhri nga Ministria ë Mjedisit, madje erdhi edhe vetë ministri Xhuveli së bashku me disa inspektorë që panë gjendjen e gropave të gëlqeres kanë qenë më shumë së 400 gropa që ishin aktive. Për rreth një muaj gropat u mbyllën dhe ne ndjenim që nisëm të mbusheshim me frymë. Kjo situatë zgjati vetëm për një muaj dhe më pas gjithçka nisi më vrullshëm se më parë. Urdhri i ministrit u hodh poshtë sa hap e mbyll sytë, inspektorët nuk u kthyen më kurrë dhe Kruja rinisi të mbulohej nga shtëllungat e tymit. E çfarë mund të thonë më tepër veçse urdhri i ministrit bëri një vrimë në ujë?! Kjo pasi edhe aktualisht ky aktivitet i paligjshëm vazhdon të jetë prezent në këtë zonë.
Ndotja, banorët vuajnë nga sëmundje të ndryshme
Çdo vit e më tepër nivelet e ndotjes rriten në shifra alarmante dhe banorët paraqesin probleme të mëdha shëndetësore. Sipas specialistëve të mjedisit, këto gropa gëlqereje përmbajnë elementin CaCo3, që gjatë thërrmimit të gjendjes së tij të ngurtë lëshon në ajër pluhur që përmban dioksid karboni (Co2). Edhe në furrat e pjekjes krijohet e njëjta situatë. Kjo gjendje dëmton rëndë biodiversitetin e zonës, habitatët, ul cilësinë ë ajrit, rrit sasinë tymrave dhe grimcave në ajër dhe mbi të gjitha shëndetin e banorëve. I gjithë ky reaksion zinxhir shkakton të banorët e kësaj zonë probleme seriozë më frymëmarrjen. Nga simptomat vuajnë edhe banorët ë fshatrave përreth, si në Halil, Zalle etj. Problemi më i madh i ndotjes vjen ngaqë gëlqerja nuk digjet më dru, por më goma dhe më lëndë të tjera plastikë, si dhe bërthamat e ullinjve. Këto lëndë sigurohen nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Gomat vijnë nga fabrika e Fierit, bërthamat e ullinjve vijnë nga disa fabrika vaji ulliri që punojnë në Krujë dhe nga rrethe të tjera të vendit. Një tjetër lëndë që përdoret shumë është ajo e mbetjeve të këpucëve, që sigurohen nga fabrikat italiane të prodhimit të këpucëve që janë në vendin tonë. Ambientalisti Bajram Cana, lidhur më ndotjen në këtë qytet shprehet: Të gjitha këto lëndë djegëse çlirojnë në atmosferë gazra helmues të dëmshëm për shëndetin. Sipas statistikave mjekësorë që posedojmë në, 26.1 për qind ë popullsisë që jeton në këtë zonë ka probleme të funksionimit të sistemit aspirator dhe kardiovaskular. Ndërkohë që nuk mund të flas më saktësi për nivelet e ndotjes në këtë qytet pasi prej shumë vitesh nuk janë bërë matje të grimcave të dëmshme që qarkullojnë në ajër. Ajo që mund të them më saktësi është fakti së djegia e furrave të gëlqeres është një nga faktorët kryesorë që po i merr frymën këtij qyteti. Banorët janë përballë një rreziku serioz për shëndetin e tyre nga tymrat që lëshojnë djegiet e gomave, mbetjeve plastikë si dhe të bërthamave të ullinjve.

****************************************************************
Fabrika e ministrit të Mjedisit, goma për gëlqeret e Krujës
Gomat, të cilat përdorën për të djegur gëlqeren në qytetin e Krujës vijnë nga fabrika GLAT sh.p.k, e njohur si Fabrika e Gomave në rrethin e Fierit. Kjo fabrikë është në pronësi të Mejtime Xhuvelit, që është vajza ë Ministrit të Mjedisit Lufter Xhuveli. Tashmë është ë faktuar së fabrika e gomave është pjesë e familjes së ministrit të Mjedisit. Kjo evidentohet mjaft qartë në aktin e shitblerjes së kësaj fabrikë, ku thuhet se: Ë mbajtur më 07.03.2006, te noter Fatma Shehu, kontrata e shitjes ka protagonistë gruan dhe të bijën ë Xhuvelit, përkatësisht Mejtime Xhuveli në pozicionin e shitëses së subjektit dhe Aelita Lufter Mani në atë të blerëses së fabrikës. Shitësja, ortakë më kapital prej 50 për qind në Shoqërinë "GLAT" sh.p.k., ë njohur si Fabrika e gomave, ë regjistruar në Gjykatën ë Shkallës së Parë, Tiranë, me vendim numër 31564 datë 07. 05. 2004, me seli në Fier, Mbrostar. Shitësja Mejtime Xhuveli me vullnetin e saj të padiskutueshëm ia shet kapitalin ë saj së bijës, Aelita Lufter Mani kundrejt shumës 50 000 lekë. Pas kësaj, ortakë janë tashmë Agron Askushaj me 50 për qind të kapitalit dhe Aelita Lufter Mani më 50 për qind të saj. Ndërkaq në Vendimin ë Asamblesë së Ortakëve, vendosët largimi i Mejtime Xhuvelit nga pronësia ë shoqërisë "GLAT", Tirana sh.p.k. dhe i kalon Aelita Luftër Mani dhe që këto ndryshime pronësie paraqitën në Zyrën ë Regjistrimit Tregtar. Nga Komuniteti Evropian këto goma që prodhohen në këtë fabrikë, prej disa vjetësh konsiderohen mbeturina të rrezikshme, të cilat duhen trajtuar në mënyrë të posaçme. Importimi i tyre në Shqipëri vetëm për t'u djegur (sepse kjo fabrikë nuk funksionon për veshje gomash) përbën automatikisht një rrezik të paimagjinueshëm, jo vetëm për mjedisin, por edhe për shëndetin ë mbi 3 milionë shqiptarëve. Megjithëse kjo është një fabrikë që thyen të gjitha ligjet dhe standardët e vendosura, ajo vazhdon të punojë, pasi ministri nuk mund të mbyllë bizneset e familjes së tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›