Bashkia dhe Këshilli Bashkiak, i Durrësit sherr për tarifën e formularit të legalizimit
11/02/2005 Pas firmës së Lefter Kokës, reagon Edmond Agolli
DURRËS - Kryetari i Këshillit të Bashkisë Durrës, Edmond Agolli,
e ka cilësuar të jashtëligjshme shkresën e bashkisë dërguar bankës për shumën e parave që duhet të pagujanë qytetarët për efekt të plotësimit të formularit për legalizim.
Sipas Agollit, “vetëm këshilli i bashkisë ka të drejtën të vendosë se sa duhet të jetë detyrimi për të marrë një mandat”, ndërsa ka shtuar se çmimi mund të mos jetë ai i përcaktuar në shkresën e bashkisë.
Kryetari i Bashkisë, Lefter Koka, ka dërguar në bankë fillimisht një shkresë, ku kërkohet që qytetarët duhet të paguajnë për të
marrë një mandat për efekt plotësimi të dosjes për legalizim 300 lekë. Por, vetëm dy ditë më pas, ka qenë drejtori i kabinetit të kryetarit, ai që ka theksuar se tarifa do të jetë 500 lekë, gjë që është pasuar me një tjetër shkresë. Në të dy rastet shkresa është nënshkruar nga kryetari Koka dhe kjo është kundërshtuar nga Agolli, i cili theksoi se “asnjë vendim nuk mund të jetë i ligjshëm për aq kohë sa nuk është shprehur këshilli i bashkisë”. Ky këshill, sipas Agollit, do të mblidhet në mesin e javës tjetër, ku pritet që të vendoset përfundimisht tarifa.
Lidhur me dosjet e dorëzuara, punonjësi i zyrës së legalizimit, Aleks Prenga, ka deklaruar se “kanë ardhur 200 dosje, por qytetarëve nuk u është dhënë kopje e vulosur nga zyra. Zyra e legalizimit nuk ka pranuar të vulosë kopjet, pasi ata nuk kanë pranuar të vlerësojnë si të ligjshëm mandatin e bankës për aq kohë sa nuk kanë një shkresë të këshillit të bashkisë”.