E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasil Hila kërkon veçimin e dosjes

11/02/2005  Sot vendos gjykata

DURRËS - Është shtyrë për të dytën herë procesi i gjykimit të

Vasil Hilës dhe të akuzuarve të tjerë për një sërë veprash penale. Dje, në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, avokatët e tre inspektorëve të Kontrollit të Lartë të Shtetit të penalizuar në gjendje të lirë, nën akuzën e fshehjes së falsifikimeve të bëra nga komisioni i kthimit dhe kompensimit të pronave, komision i kryesuar nga Vasil Hila, kanë paraqitur para trupit gjykues kërkesën për veçim nga gjykimi i Hilës.

Sipas akuzës, inspektorët e KLSH-së, Selman Hysaj, Servet Gaba dhe Seit Spahiu, gjatë ushtrimit të kontrollit për dosjet e nënshkruara kanë fshehur falsifikimet e bëra nga i akuzuari Hila. Kërkesa për veçim çështje ka shtyrë prokurorët F.Elezi dhe E.

Bakëllbashi të kërkojnë kohë për të shfaqur mendimet.

Vasil Hila dhe Anila Rrapi janë akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe vjedhje me anë të shpërdorimit të detyrës, ndërkohë që tre inspektorët e KLSH do të të përballen me akuzën e fshehjes së falsifikimeve. Në dosjen e përpiluar nga

organi i akuzës, Hila dhe Rrapi kanë bërë 190 falsifikime dhe të dy janë akuzuar 190 herë.

Trupi gjykues, i kryesuar nga Ndue Gjura, sot do të nisë me dëgjimin e dy prokurorëve të çështjes për të vijuar me ato të palës mbrojtëse.

Vasil Hila është arrestuar më 1 prill 2004, ndërsa pas përfundimit të hetimeve ai dhe katër të akuzuarit të tjerë të gjykuar në gjendje të lirë kanë dalë dy herë para trupit gjykues, ndërkohë që sot do të jetë seance e tretë e radhës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›