Kthesa kap drogen e Vitit te Ri
Artan Cena
TIRANË - Transportimi i nje sasie droge, me qellim qe te shitej ne kryeqytet per festat e fundvitit ka vene ne pranga nje 43-vjecar, ne Lushnje. Shkelqim Hyzmo, nga Cerma e Lushnjes, eshte arrestuar nga agjentet e Krimit te Organizuar ne Policine e Shtetit, ne bashkepunim dhe me Prokurorine e Krimeve te Renda. Burime zyrtare nga policia, thane se, prangosja e 43-vjecarit, Hyzmo, eshte bere pasi, gjate operacionit atij i eshte gjetur sasia prej me shume se 1 kilogram heroine, qe sipas te dhenave kishte si destinacion Tiranen. Policia tha se, kishte informacione ne lidhje per transportin qe do te bente 43-vjecari nga Lushnja ne drejtim te kryeqytetit dhe per kete kishin ngritur postbllokun ne vendin e quajtur Kthesa e Divjakes. Ne kete vend, rreth ores 17:30, te dy diteve me pare, policia ka vene ne pranga Hyzmon si dhe ka sekuestruar lenden narkotike, qe do te shitej ne kryeqytet.
Operacioni
Informacioni se nje sasi e konsiderueshme droge do te vinte ne Tirane per t'u shitur, ka bere qe uniformat blu, te organizonin nje aksion per bllokimin dhe arrestimin e poseduesit te saj. Keshtu ne oren 17:30, te dy diteve me pare, nje numer forcash te kane ngritur nje postbllok ne dalje te Lushnjes dhe kur eshte afruar makina qe po transportonte drogen, eshte ndaluar. Shoferi i makines, qe sipas te dhenave ishte dhe personi qe do te transportonte drogen, eshte ndaluar. Gjate kontrollit ne automjetin tip "Benz", me targe TR 5260 G, policia gjeti 1 kilogram e 43 grame lende e dyshuar narkotike, e llojit heroine. Sipas te dhenave, te mbledhura nga policia, droga ishte e destinuar qe te shitej ne kryeqytet per Vitin e Ri. Droga mesohet te jete marre ne qytetin e Fierit, ku ishte blere. Nderkohe qe policia ka nisur hetimet ne lidhje me personin, i cili do te blinte lenden narkotike, te llojit heroine ne Tirane.
Policia
Uniformat blu bene te ditur se, pas arrestimit te Shkelqim Hyzmos, kane kryer veprimet procedurale dhe hetimore. Nderkohe qe ne cilesine e proves materiale policia ka sekuestruar sasine prej 1 kg e 43 grame lende e dyshuar narkotike, e llojit heroine dhe automjetin e llojit "Benz", me targe TR 5260 G. Pas kesaj, dosja me materialet i kane kaluar Prokurorise se Rrimeve te Renda. Gjithashtu eshte bere e ditur se, ndaj 43-vjecarit eshte ngritur akuza e "prodhimit shitjes dhe shperndarjes te lendeve narkotike".
Arrestohet i denuari per trafik droge
Policia ka vene ne pranga Arben Duraj, 34 vjec, lindur dhe banues ne Fier. Aksioni eshte bere nga agjentet e seksionit Kunder lendeve Narkotike. Arrestimi i tij, eshte bere pasi Prokuroria e Krimeve te Renda, Tirane e cila ka kerkuar ekzekutimin e vendimit penal te dates 23 dhjetor 2008, te Gjykates se Shkalles se pare te Krimeve te Renda Tirane, per akuzen e "trafikimit te lendeve narkotike". Si prove u sekuestrua nje aparat telefoni celular.