E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Beratit shpall katër personalitetet e vitit



BERAT – Një gazetar, një sipërmarrës i huaj, një shkrimtar dhe një arsimtare e shkollave jopublike, janë katër personalitetet e vitit në qytetin e Beratit. Lajmi është konfirmuar nga komisioni i vlerësimit pranë kësaj bashkie. Dje ka mbaruar edhe afati i dorëzimit të kandidaturave dhe në mbyllje janë shpallur njerëzit e vitit në këtë qytet këta persona: gazetari Abedin Kaja, i cili është njëherësh edhe kryetari i Degës së Unionit të Gazetarëve të qarkut Berat. Me këtë çmim janë vlerësuar gjithashtu edhe mësuesi Llazar Fype, shkrimtar, poet, biznesmeni italiani Damiano Pezzotti, i cili është administrator i ndërmarrjes “Center Servis”, si dhe administratorja e shkollës jopublike “Irfan Ngjeqari”, në qytetin e Beratit. Burimet zyrtare pranë kësaj bashkie bëjnë të ditur se ceremonia e ndarjes së çmimeve do të organizohet ditën e hënë, më datë 29 dhjetor, në qytetin e Beratit. Komisioni vlerësues, i ngritur pranë Bashkisë së Beratit, që prej një muaj kishte shpallur garën për këtë çmim dhe iu kishte kërkuar individëve dhe organizatave që veprojnë në qytetin e Beratit, të sillnin propozimet e tyre. Ndër kriteret e vendosura, komisioni ka kërkuar që veprimtaria e kandidatit të jetë e rëndësishme dhe fitimprurëse për komunitetin që i përket dhe të shquhet për rezultate dhe integritet.

PERSONALITETET E VITIT

Abedin Kaja, gazetar, kreu i UG për qarkun e Beratit
Llazar Fype, mësues, shkrimtar dhe poet i njohur
Damiano Pezzotti, administrator i “Center Servis”
Administratorja e shkollës jopublike “Irfan Ngjeçari”

25 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›