E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Durresit ul 10% taksat per biznesin prodhues

Kryebashkiaku Vangjush Dako publikon “paketen fiskale” te qytetit te tij. Cilat kategori do te perfitojne dhe cilat do te paguajne me shume
DURRES – Biznesi prodhues dhe tregtaret e vegjel do te paguajne me pak taksa per vitin 2008, ndersa avokatet noteret dhe nje kategori tjeter qytetaret do te paguajne me shume per buxhetin e bashkise. Kete paralajmerim e ka dhene vete kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako, i cili zhvilloi dje nje takim me komunitetin e biznesit. Qellimi i ketij takimi ishte diskutimi mes te dyja paleve per paketen fiskale qe do te zbatohet gjate vitit 2008 nga ana e Bashkise se Durresit. Dako eshte shprehur se do te kete ulje te taksave deri ne 10 per qind per nje kategori biznesesh, ndersa do te kete shtim te tyre per nje kategori tjeter.
Ulja e taksave
Gjendja kritike ne te cilen ndodhen bizneset per shkak te mungeses se energjise dhe rritjes se çmimeve te karburanteve, duket se i ka detyruar qe te reflektojne drejtuesit vendor ne qytetin e Durresit.
Bashkia ka vendosur uljen deri ne masen 10% te taksave per biznesin e vogel si dhe per aktivitetet prodhuese. Sipas kryebashkiakut te majte Dako, “nje mase e tille eshte marre per te stimuluar prodhimin”. Por, nje ulje e tille natyrisht qe ka nje kosto te ndjeshme per buxhetin e bashkise ndaj eshte menduar qe te rriten deri ne masen 10% taksat per personat juridike, siç jane per shembull; avokatet, noteret, dentistet ekspertet, e te tjere, te cilet futen ne kete kategori e qe konsiderohen si biznese qe kane norme te larte fitimi.
Po keshtu gjate vitit 2008 do te unifikohet taksa e ndertimit. Deri tashti Durresi ka qene ndare ne 2 zona; ne zonen A dhe ne zonen B. Ndertimet ne zonen A taksoheshin me 3 % te vleres dhe ata te zones B, me 2% pasi ishin larg qendres urbane dhe per pasoje ndryshonte edhe vlera e tyre ne treg. Pas miratimit te studimit urbanistik te qendres se Durresit kjo takse unifikohet ne nivelin e 3 perqindeshit.
Rriten taksat per plazhet
Po ashtu, Dako paralajmeroi se gjate vitit te ardhshem do te rriten taksat e plazheve private. Nga 150 leke m2 qe ishte kjo takse behet 200 leke m2. Nje mase e tille eshte marre per te krijuar me teper siperfaqe te lira per plazhet publike. Nderkohe, bashkia ka rritur taksen e tabelave te reklamave ne gjuhe te huaj me dyfishin e atyre ne gjuhen shqipe. Kjo eshte parashikuar per stimulimin e tabelave ne gjuhen shqipe. Propozimet e bera te ditura dje nga kryetari i Bashkise se qytetit te Durresit, nje nga qytetet me te medha persa i perket popullsise ne shkalle vendi pas Tiranes, pritet qe te kalojne per miratim ne Keshillin Bashkiak. Prej dy vjetesh qeverisja qendrore ka decentralizuar menaxhimin e taksave te biznesit te vogel, duke ua kaluar per menaxhim dhe kompetence autoriteteve vendore.

13 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›