E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia i jep fund asgjesimit te municioneve te renda

Shqiperia i jep fund Projektit te Asgjesimit te Municioneve te Renda. Ne kete veprimtari mori pjese ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, zv.ministri i Mbrojtjes, Petrit Karabina, shefi i Shtabit te Pergjithshem i FA-se, gjenerallejtenant Luan Hoxha, gjenerale, drejtore dhe ushtarake te larte te Ministrise se Mbrojtjes, te Shtabit te Pergjithshem dhe te strukturave te tjera te Forcave te Armatosura. I pranishem ishte gjithashtu zv. asistenti i sekretarit te Departamentit Amerikan te Shtetit per Reduktimin e Rreziqeve, Kontrollet e Eksporteve dhe Negociatave, ambasadori Donald A. Mahley, ambasadori i SHBA-ve ne Tirane John Withers II, atashe ushtarake dhe perfaqesues te tjere te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane, komandanti i Shtabit te NATO-s ne Tirane, gjeneral brigade Anastasios Rintis, si dhe mjaft te ftuar te tjere. Duke marre fjalen ne kete aktivitet, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, theksoi se “sot festojme kurorezimin me sukses te nje projekti te rendesishem, te veshtire e te kushtueshem, ate te asgjesimit te municioneve te renda. Kjo eshte nje dite e veçante per bashkepunimin e shkelqyer mes Ministrise sone te Mbrojtjes dhe Departamentit Amerikan te Shtetit, per sigurine e vendit dhe te rajonit. Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes, ka vijuar Ministri Mediu, e ka konsideruar ne vazhdimesi procesin e demilitarizimit dhe asgjesimit te armeve te shkaterrimit ne mase si nje kontribut tejet te vyer qe ajo i jep paqes dhe ndertimit te frymes se mirebesimit dhe fqinjesise se mire dhe stabilitetit ne rajonin tone”. Sipas Mediut, ky projekt, mund te konsiderohet i suksesshem ne disa plane: nen drejtimin ekspert te grupit te SAIC-ut, ky projekt jo vetem ka siguruar teknologji te re per skuadrat tona te EOD-se, (te asgjesimit te lendeve shperthyese), ka punesuar ushtarake te dale ne lirim dhe ka ulur kostot e ruajtjes se municioneve, por u ka transferuar ushtarakeve tane ekspertizen e duhur per te vijuar punen edhe ne te ardhmen. Ne kete menyre ky bashkepunim ka vendosur nje standard te ri per projektet e perbashketa ne Shqiperi. “Ky projekt flet per riperteritje dhe ndryshim. Riperteritje ne bindjen tone se perpjekjet e perbashketa dhe bashkepunimi me aleatet do te jene ne baze te vizionit dhe te ardhmes sone ne NATO”, - tha dje Mediu.
Ndersa zv.asistenti i sekretarit te Departamentit Amerikan te Shtetit, ambasadori Donald A. Mahley, pasi paraqiti shkurtimisht disa nga arritjet e shenuara ne kete Projekt, theksoi se Projekti i Asgjesimit te Municioneve te Renda eshte shembull i nje realizimi me te shpejte, me te lire dhe, ç’eshte me e rendesishmja, e realizimit me nje siguri te plote dhe kjo eshte shume unike. “Shqiperia eshte nje vend qe ka bere dhe ben perpjekje te admirueshme per shkaterrimin e municioneve te teperta, duke e bere ambientin e saj me te paster dhe me te sigurt per te jetuar qytetaret e vet”, - deklaroi zyrtari i huaj.

13 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›